Die. Nën 24th, 2024

Kurti e falënderon homologen lituaneze për mbështetjen në integrimin Euro-Atlantik

Kryeministri Albin Kurti ka takuar homologen e tij të Lituanisë, Ingrida Simonyte, në Mynih.

Në këtë takim bilateral, i pari ndërmjet tyre, u diskutua për marrëdhëniet e shkëlqyeshme dypalëshe dhe për mundësitë e thellimit të tyre, me theks në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

Kurti e falënderoi Lituaninë për mbështetjen e vazhdueshme dhe të rëndësishme që i ka dhënë Kosovës në anëtarësimin e saj në organizata ndërkombëtare dhe integrimin Euro-Atlantik.

Ai pranoi urimet e kryeministres lituaneze me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *