Die. Nën 24th, 2024

MMPHI tregon se kur do të lirohet për qarkullim autostrada “Ibrahim Rugova”

Nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës (MMPHI) kanë treguar se po vazhdon të jetë i mbyllur segmenti në autostradën “Ibrahim Rugova”, në vendin ku ka rrëshqitje të dheut.

“Sasia e dheut të rrëshqitur është e madhe, por sido qoftë parashikimet janë që sot, me datë 22.02.2023, rreth orës 18:00 do të hapet rruga në të dy drejtimet, por të do të bëjmë devijimin e qarkullimit në këtë segment rrugor (nga një shirit në shiritin tjetër) dhe të hiqen pengesat për qarkullim në Autoudhë”, kanë thënë për IndeksOnline nga MMPHI.

Ministria ka njoftuar se me datë 21.02.2023, rreth orës 16:40 minuta, ka ndodhur rrëshqitje e skarpatës në Autoudhën “Ibrahim Rugova”, respektivisht në segmentin Vermicë-Gjurgjicë, në kilometrin 26-27, ana e majtë. Me qëllim të krijimit të hapësirës së sigurt për intervenim, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës- Njësia e Autoudhës kanë qenë të detyruar të mbyllin një pjesë të Autoudhës dhe të riorientojnë komunikacionin në drejtimin Suharekë- dalja në Veri të Prizrenit.

“Ekipet e MMPHI-së, Kompania e kontraktuar për mirëmbajtje dhe Policia e Kosovës- Njësia e Autoudhës janë tërë kohën në teren duke sanuar gjendjen respektivisht duke punuar në largimin e materialit nga Autoudha. Kërkojmë nga qytetarët që gjatë qarkullimit në këtë segment t’ju përmbahen udhëzimeve në respektim të shenjave të përkohshme të sinjalizimit”, thuhet në përgjigjen e MMPHI-së për IndeksOnline.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *