Avokati Tomë Gashi përmes një postimi në Facebook i është drejtuar Prokurorisë, duke thënë se Martin Berishaj është në Prishtinë.
Ai gjithashtu ka thënë se Berisha është i gatshëm në çdo moment për të dhënë sqarime në Prokurori.
“Drejtesia nuk bëhet me presion. Drejtësia bëhet me fakte. Për ata që gjithmonë vonohen. Unë po i njoftoj ata se qysh me 21-01-2023, i jam drejtuar Prokurorise Speciale të Republikës së Kosovës duke njoftuar Prokurorinë se z. Berishaj është në Prishtinë dhe se në çdo moment ai është i gatshëm për të dhënë sqarime në Prokurori.
Martini nuk ka se çfarë të fshehë”, ka shkruar ai.