Osmani shfuqizon katër dekrete për konsujt në Pragë, Lubjanë, Shkup e Tiranë
Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka shfuqizuar katër dekrete për konsuj të përgjithshëm në Pragë, Lubjanë, Shkup dhe Tiranë.
Siç thuhet në komunikatën për media, sa i përket tri rasteve të para, bazuar në praktikën diplomatike e konsullore, konsullatat e përgjithshme, si rregull, nuk hapen dhe konsujt e përgjithshëm nuk emërohen në të njëjtin qytet ku ndodhet edhe Ambasada.
“Për më tepër, bazuar në informatat që na janë dërguar, për këta konsuj të përgjithshëm nuk kishte ekzekuaturë/pëlqim nga shteti pritës. Ndërkaq, sa i përket rastit të katërt, atij të konsullit në Tiranë, u.d. Presidentja Osmani ka vendosur ta shfuqizojë dekretin për emërimin e konsullit të përgjithshëm, në përputhje me propozimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, propozim ky i cili nuk ishte marrë për bazë nga Presidenti paraprak”, thuhet në njoftim.
Të martën eshte raportuar për emërimin e Flakron Shalës, djalit të deputetit, Haxhi Shala, në pozitën e konsullit të përgjithshëm në Pragë.
Nëntë të vdekur nga COVID-19, 704 raste të reja dhe 191 të shëruar
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 704 raste të reja me koronavirus, janë shëruar 191 persona, ndërkaq kanë vdekur 9 pacientë të prekur me COVID-19, raporton Express
IKSHPK-ja ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë testuar 1 mijë e 651 mostra.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.651 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 704 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Klinë 2 raste (84, 72 vjeç), Rahovec 2 raste (82, 76 vjeç), Drenas 1 rast ( 64 vjeç), Ferizaj 1 rast ( 81 vjeç), Gjakovë 1 rast ( 77 vjeç), Suharekë 1 rast ( 78 vjeç) dhe Prishtinë 1 rast ( 83 vjeç)”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, numri total i rasteve pozitive është 36 mijë e 253, nga 135 mijë e 969 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 948 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 391 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 22.137 raste, kurse numri i rasteve aktive është 13.168.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 271 raste, Pejë 46 raste, Fushë-Kosovë 41 raste, Gjakovë 34 raste, Ferizaj 31 raste, Gjilan 30 raste, Lipjan 29 raste, Podujevë 28 raste, Prizren 27 raste, Mitrovicë 26 raste, Obiliq 17 raste, Suharekë 17 raste, Drenas 15 raste, Malishevë 15 raste, Skenderaj 13 raste, Deçan 10 raste, Vushtrri 8 raste, Klinë 7 raste, Shtime 7 raste, Viti 7 raste, Graçanicë 4 raste, Junik 4 raste, Kamenicë 4 raste, Kaçanik 4 raste, Rahovec 4 raste, Istog 3 raste dhe Dragash 2 raste…
Demantohet Hoti: Dekretin për emërimin e Flakron Shalës e kishte marrë para një muaji nga Thaçi
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë ditës së sotme për emërimin e Konsullit të Përgjithshëm të Republikës Kosovës në Pragë të Çekisë,Flakron Shalës, ka thënë se është njoftuar nga mediat.
“Për emërimin e Konsullit të Përgjithshëm të Republikës Kosovës në Pragë të Çekisë, jam njoftuar nga mediat. Ky emërim nuk është koordinuar me mua. Qeveria është në proces të analizimit dhe rishikimit funksional të rrjetit të misioneve diplomatike”, tha ai.
Por në një dokument që ka siguruar IndeksOnline thuhet se dekreti i Presidentit për emërimin e Shalës si Konsull i Përgjithshëm në Çeki, i është dërguar edhe kryeministrit Hoti më datën 20 tetor 2020.
Ky dekret u nënshkrua nga ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ka hyrë në fuqi në datën e nënshkrimit, pra më 20 tetor 2020
Haradinaj-Stublla i thotë Vuçiqit: S’ka leje për vizita në Kosovë, derisa të kërkoni falje për gjonocid!
Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, në një postim në Twitter, i ka reaguar presidentit serb, Aleksander Vuçiq, pasi ky i fundit në përurimin e një spitali në Batajnicë, tha se ndihet krenar që është kryetar i një shteti, që pas 21 vitesh përfundim të luftës ka dhënë leje për të kryer gërmimet në varrezat masive të shqiptarëve të vrarë nga Serbia, transmeton IndeksOnline.
Stublla publikisht e ka pyetur presidentin serb, si familjare e prekur nga gjonocidi i Serbisë, se “A ndjehet pokaq krenar” edhe kur ka qenë në tavolinën kur u mor vendimi për të kryer këto krime?
Teksa edhe një herë e ka përsëritur se nuk ka leje për vizitat e ardhshme të Vuçiqit dhe të tjerëve në Kosovë derisa s’ka falje për gjenocidin e kryer…
KOSTT-i paguan mbi 2.5 milionë euro në muaj për energjinë në veri
Rreth 2.5 milionë euro janë humbjet mujore në veri të vendit, të cilat po mbulohen nga Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut.
Kryeshefi i kësaj ndërmarrjeje, Mustafë Hasani, gjatë raportimit të Komisionit për Buxhet dhe Transfere, ka ngritur si shqetësim që në buxhetin e 2021-s nuk janë paraparë mbulimi i këtyre shpenzimeve.
“Ne kemi pasur një marrëveshje me Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik për alokim të mjeteve në vlerë të 10 milionëve, e cila është në proces dhe besoj se shumë shpejt prej thesarit do të alokohen mjetet dhe ne sigurohemi se mundësitë tona për t’i mbuluar këto humbje do të jenë deri në maj 2021, andaj këtu ngre shqetësim se në buxhetin 2021 s’kemi paraparë alokim të mjeteve për mbulimin e këtyre devijimeve”, ka thënë Hasani.
Ndërkohë, në mungesë të kuorumit, ky komision nuk ka votuar Projektligjin për buxhetin e vitit 2021 dhe raportin me rekomandime të Projektligjit për rimëkëmbje ekonomike.
E për këtë të fundit ka pasur një gatishmëri nga PDK-ja që të përkrahet, me kusht që të përfshihen kërkesat e tyre.
“Në momentin kur ato rekomandime merren parasysh, PDK-ja me 24 votat e saj do ta mbështesë Ligjin për rimëkëmbje ekonomike”, ka thënë Kujtim Gashi, deputet i LDK-së.
Me këtë janë pajtuar deputetët e LDK-së.
“Jam dakord se nëse organizohet ky takim dhe është mirë t’i jepet një shtysë kryeministrit. Ai është dashur të vijë te ne për bisedime”, ka thënë deputeti i LDK-së, Fatmir Rexhepi.
“Ne jemi të hapur. Unë premtoj se do të ulemi dhe krejt çka është në harmoni me ligjet në fuqi, çka nuk është në kundërshtim me Kushtetutën, se do të merren parasysh dhe do të inkuadrohen në Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike”, ka thënë Shkëlzen Hajdini, Deputet i LDK-së.
Por, këto i ka quajtur pazare, deputetja e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila.
“Më shumë sesa vetëm diskutim ose mundësi për të gjetur zgjidhje, kjo natyrisht se zbërthehet në një diskutim pazar politik se çka do të ndodhë të dielën në zgjedhjet lokale në Podujevë, me mundësitë e hyrjes apo moshyrjes së PDK-së në qeveri. Prandaj, krejt kjo po iu kushton të gjithë qytetarëve. Më shumë se kaq është dashur të vihet me një plan”, ka deklaruar ajo.
Komisioni ka votuar edhe raportin financiar vjetor të Zyrës Rregullative për Energji për vitin 2019, raportin vjetor financiar të Autoritetit Rregullativ për Komunikime Elektronike dhe Postare për vitin 2019, si dhe raportin e shpenzimeve të Kuvendit të Kosovës për nëntëmujorin e vitit 2020
Shefi i Policisë së Kosovës takohet me komandantin e FSK’së
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, sot është takuar me Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënantin Rrahman Rama.
Takimi ku realizua me qëllim të diskutimit të një teme që lidhet me aspektin mjekësor, ndihmë të cilën e ka realizuar FSK’ja, karshi PK’së.
Më poshtë gjeni komunikatën e plotë:
Sot, më 25.11.2020, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, u.d. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin MEHMETI priti në takim Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës Gjenerallejtënant Rrahman RAMA.
Takimi, kishte një shkas të veçantë, i cili vije pas një ndihme në aspektin mjekësor që ka realizuar FSK-ja, karshi PK-së. FSK-ja-Qendra Mjekësore me personelin mjekësor të saj, ka realizuar një proces të testimeve serologjike për një numër prej 612 (gjashtëqind e dymbëdhjetë) zyrtarëve të PK-së.
U.d. Drejtori i Përgjithshëm i PK-së z. Samedin MEHMETI, falënderoi Gjenerallejtënant Ramën dhe personelin mjekësor të FSK-së për gatishmërinë për të kryer testimet e një numri të zyrtarëve policorë. Bashkëpunimi mes këtyre dy institucioneve ka qenë i vazhdueshëm, por më herët ka qenë në aspektin operativ e tani po pasurohet edhe në aspektin mjekësor me një ndihmë konkrete të ofruar nga FSK-ja. Bashkëpunimi ndërinstitucional i këtyre dy institucioneve, pos aspektit human në këtë rast, është edhe një lloj ëndrre e brezave që të shohin institucione të tilla që bashkëpunojnë në të mirë të atdheut.
Gjenerallejtënant Rama, tha se kemi respekt për uniformën, prandaj këtë aktivitet e kemi zhvilluar me dëshirë, kur kemi parasysh se po bashkëpunojnë mes vete dy institucionet më të besueshme, më kredibile të Republikës së Kosovës. Gjenerallejtënant Rama, shprehu gatishmërinë për bashkëpunime edhe në të ardhmen dhe me mbështetje në forma të ndryshme për projektet e PK-së, përfshirë ofrimin e përvojave të FSK-së në aspektin e sigurimit të pajisjeve të veçanta që mund t’i shërbejnë PK-së.
Në fund të takimit, u.d, Drejtori i Përgjithshëm i PK-së z. MEHMETI ndau letër falënderim për Komandantin e Forcës së Sigurisë së Kosovës-Gjenerallejtënant Rrahman RAMA dhe ekipin mjekësor të FSK-së.!..
MOTI
Të enjten parashikohet mot me diell , temperaturat do të levizin nga -2 deri 9 gradë Celsius. Mot mot i ngjashem në Tiranë, me temperatura nga 7-20 gradë celcius.
COVID-19 NË KOSOVË:
Total raste: 36253. Të Shëruar: 21746. Të vdekur: 948
www.rtvarberia.com
Tri kanalet e RTV Arbëria si dhe Radion mund të i ndiqni edhe në www.iptvshqipott.com