Sht. Nën 23rd, 2024

Infermierët të zhgënjyer me pagat, Berisha: Kjo i motivon dhe më shumë ta braktisin vendin

Profesionistë shëndetësor të martën i kanë marrë pagat me Ligjin e ri të pagave. E derisa mjekët u ndanë të kënaqur me koeficientin e ri, pasi që paga e tyre bruto arrin në 1260 euro, të kënaqur nuk janë ndarë dhe infermierët.

Përparim Berisha, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve Shëndetësorë të QKUK-së thotë për “Indeksonline” se tek mjekët nuk ka pakënaqësi, por se pakënaqësi të shumta ka tek infermierët.

“Tek mjekët nuk ka pakënaqësi. Tek infermierët ka, për shkak të vlerës së ulët të koeficientit. Për shkak të dallimit të madh të pagave mes mjekëve dhe infermierëve. Me pagat e vjetra dallimi i infermierëve dhe mjekëve specialist ka qenë një infermier e ka pasur 68 për qind të pagës së mjekut specialist. Kurse me ligjin e ri një infermier e ka rreth 48 për qind të pagës së mjekut specialist”, tha ai.

Ai thotë se me Ligjin e ri, paga e infermierëve është rritur për 100 deri 130 euro. Sipas tij kjo rritje modeste, vetëm sa do t’i motivojë ata dhe më shumë, që ta braktisin vendin.

” Tek mjekët është bërë rritje rreth 600 euro. 100 deri në 130 euro ka qenë rritja për infermierët. Pagat e infermierëve kanë qenë të ndara në dy grupe 377 euro dhe 425 euro. Tash janë nga 500 deri në 588 euro. Kjo rritje modeste nuk i ndalon infermierët mos me braktis vendin. Përkundrazi ata që kanë pasur dyshime ose hezitime ose e kanë prit Ligjin e Pagave dhe e kanë prit rrogën me rritje, kjo veç çka i motivon më shumë për me e lëshu vendin, për shkak të ofertave shumë të majme që kanë nga vendet tjera të Evropës”, theksoi Berisha.

Ndërsa tha se edhe pse kanë pasur dyshime, shujta ka qenë pjesë e pagave. Ndërkaq pohoi se ka pasur ndalesë të shtesës për pandemi edhe pse pandemia nuk ka përfunduar ende.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *