Die. Nën 24th, 2024

Dy javë pas, ambasada e Kosovës në Gjermani feston pavarësinë

Ambasada e Kosovës në Gjermani, mbrëmë shënuan 15-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, ndonëse dy javë me vonesë.

Në lidhje me ngjarjen, ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, tha se në mesin e pjesëmarrësve ishin edhe ministri Federal i Ushqimit dhe Bujqësisë, Cem Ozdemir, mbi 40 deputetë të Bundestagut, Joachim Ruecker, ish-kryeadministartor i UNMIK-ut në Kosovë e figura të tjera.

“Ishim të nderuar me pjesëmarrjen e Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, znj. Donika Gërvalla-Schëarz, Zëvendës shefes së Kabinetit të Presidentes së Kosovës, Learta Hollaj, Shefit të Kabinetit të Kryeministrit të Kosovës, Luan Dalipi dhe Këshilltares së Kryeministrit Fëllanza Podrimja, Shefit të Kabinetit të Ministres së Jashtme, Sharr Jakupi dhe Këshilltarit të Ministres Benit Haxhosaj”, shkroi Ajeti.

Tutje, ai bëri të ditur se mbrëmja u shoqërua me performancë muzike të dy talenteve kosovare, Agona Shporta dhe kitaristes Tringa Sadiku.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *