Die. Nën 24th, 2024

Komuna e Drenasit zuri vendin e parë në garën për Performancë komunale, Lladrovci: “Vendin e parë , ia dedikoj Presidentit Hashim Thaçi”

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci është shprehur i lumtur pasi komuna e tij zuri vendin e parë në garën për Performancë komunale.

Lladrovci ndër tjerash shkruajti se vend ii parë nuk është befasi, pasi sipas tij Drenasi është komunë me suksese të pamohueshme.

Ai këtë çmim ia dedikoj ish-presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaqi.

Postimi i plotë:

Sot, në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, mora pjesë në ceremoninë e ndarjes së Grantit të Performancës, ku komuna e Drenasit, zuri vendin e parë dhe fitoi grantin me vlerë 2,034,775.88 euro.

Në prani të ministrit, z. Elbert Krasniqi, ambasadorit të Zvicrës, z. Thomas Kelly, ambasadorit të Suedisë në Kosovë, z. Jonas Ëesterlund, të ambasadorit të Norvegjisë, z. Jens Erik Grøndahl, përfaqësues i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë dhe “Demos”-it, pranova çmimin për vendin e parë në garën për Performancë komunale.

Meqenëse jemi në mes të datës së Shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Marsin legjendar, kush më shumë e më mirë se presidenti Hashim Thaçi është personi që identifikohet me këto dy ngjarje të rëndësishme për qenien tonë.

Prandaj, vendin e parë për performancën komunale të Drenasit në nivel nacional, ia dedikoj Presidentit dhe shpallësit të Pavarësisë së Kosovës, shokut e bashkëpjesëmarrësit në aksionet e para të armatosura të UÇK-së, Hashim Thaçit.

Krenar me bashkëpunëtorët, zyrtarët komunalë dhe bashkëpunimin e qytetarëve të komunës së Drenasit që kontribuan për këtë sukses të madh, duke dëshmuar performancën tonë të shkëlqyer në shërbim të qytetarëve.

Vendi i parë është arritur falë përkushtimit të secilit zyrtar të ngarkuar me çështjen e performancës si dhe përkrahjen e institucioneve vendore e ndërkombëtare që merren me Grantin e Performancës. Vendi i parë nuk është befasi, sepse me vite, jemi komunë në krye të renditjes me suksese të pamohueshme në nivel nacional.

Faleminderit ministër Krasniqi, ambasador Kelly, ambasador Ëesterlund, ambasador Grøndahl, përfaqësues i Zyrës së BE-së në Kosovë, “Demos”, donatorë dhe mbikëqyrës të performancës.

Puna jonë e shkëlqyer, është vlerësuar dhe shpërblyer me meritë. Granti do të jetë në shërbim të mirëqenies së qytetarëve të komunës së Drenasit. Faleminderit, faleminderit, faleminderit!

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *