Die. Nën 24th, 2024

Kurti: Asnjëherë nuk do të diskutoja për diçka jokushtetuese – refuzimi i Serbisë tregon se s’janë pajtuar me përmbajtjen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës është duke raportuar për takimin e tij me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Ai ka shtuar se presidenti serb Vuçiq e ka refuzuar marrëveshjen.

Kreu i ekzekutivit kosovar ndër tjerash tha se nuk do të diskutonte asgjë jokushtetuese.

Ka shtuar se edhe pse është pajtuar që të nënshkruajë, marrëveshja nuk është e pranuar ende, meqë s’ka nënshkrim.

“Unë i ofrova Bashkimin Evropian nënshkrimin zyrtar si kryeministër i Republikës për marrëveshjen bazike. Propozimin tim e refuzoj menjëherë presidenti i Serbisë që tregon se nuk është pajtuar me përmbajtjen e marrëveshjes”, ka thënë Kurti.

“Takimi i radhës do të jetë në Ohër ku ka edhe një marrëveshjeje paqeje sipas standardeve të BE-së. Premisa e parë bazë e imja si kryeministër nuk do të lejoja të diskutoja asgjë që është në kundërshtim me frymën kushtetuese”, ka thënë ndër tjerash Kurti.

Sipas tij, qeveritë e kaluara kanë bërë gabime në dialogun me Serbinë.

“Gabimet e qeverive të kaluara do të mundohem që t’i eliminojë ose t’i demantojë për ta ruajtur shtetin utilitar”, ka thënë Kurti.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *