Die. Nën 24th, 2024

Ish kryeministri i shqetësuar: Trusti Pensional pa Bord miliardat s’ka kush i menaxhon

Ish kryeministri i Kosovës njëherit deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, përmes një postimi në llogarinë e tij “Facebook”, ka shpreh shqetësimin për mbarimin e mandatit të Trustit Pensional të Kosovës.

Postimi i plotë i Hotit:

Trusti Pensional mbetet pa Bord – 2.5 miliardë euro pa menaxhim

Mandati i anëtarëve të Bordit të Trustit Pensional ka mbaruar më 30.11.2022. Sipas ligjit është zgjatur mandati Bordit të vjetër edhe për 3 muaj, ky mandat shtesë ka mbaruar më 01.03.2023. Konkursi është shpallur para tre muajve më 02.12.2022, po deri më tani asnjë veprim nuk është ndërmarrë. Konkursi do të duhej të ishte shpallur disa muaj para se të mbaronte mandati i Bordit, në mënyrë që të kishte kohë të mjaftueshme për të zgjedhur Bordin e ri.

Mungesa e Bordit mund të dëmtojë investimet e Trusti me qindra miliona euro për shkak se:

1. Sipas ligjit, vetëm Bordi vendos për investime apo tërheqje të mjeteve të investuara. Në rast se ulet vlera e instrumenteve financiare ku janë investuar mjetet e Trusti, siç po ndodh muajve të fundit, askush nuk mund të bëjë ndryshime në portfolion e investimeve për të evituar uljen e vlerës së investimeve ekzistuese të Trustit.

2. Në mungesë të Bordit, kursimet e mbledhura nga Trusti gjatë këtyre muajve, që mund të jenë në miliona euro, nuk do të mund të investohen në tregje financiare. Kështu që, miliona euro të kursimeve të qytetarëve do të mbesin në trezorët e BQK-së të pa investuara që nuk sjellin asnjë kthim, të cilat do t’i zhvlerësoj inflacioni.

Personat përgjegjës sipas ligjit, që është Ministri i Financave, Auditori i Përgjithshëm dhe Guvernatori i BQK-së, duhet të japin llogari për këtë.

Do të kërkoj mbledhje urgjente të Komisioni Parlamentar për Buxhet për të shqyrtuar këtë situatë.

Mazhoranca që qeveris me vendin e ka refuzuar projektligjin për tërheqje të mjeteve nga Trusti. Tani, me neglizhencën e saj, po i dëmton me miliona euro qytetarët.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *