Die. Nën 24th, 2024

Pas Haradinajt, edhe Ramosaj i reagon Muhaxherit për demarkacionin

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj i ka reaguar të parit të Pejës, Gazmend Muhaxherit i cili ka kritikuar ish-kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj në lidhje me demarkacionin me Malin e Zi.

Ramosaj ka thënë se demarkacionin nuk e ka bërë Haradinaj por e ka trashëguar nga partia të cilës i takon Muhaxheri.

“Demarkacionin nuk e bëri Haradinaj, por e trashëgoi nga ju”, ka thënë ndër të tjera Ramosaj.

Kujtojmë që më herët, edhe Haradianj i reagoi Muhaxherit, duke thënë se AAK ka qenë e vetme në këtë çështje, ndërsa nëse “kopilin ta lënë të dera, duhet të merresh me të”.

“Paska folur Gazmend Muhaxheri edhe një herë për demarkacionin duke ma ngarkuar në qafë veç mua. Ani se populli thotë “gjuha prej tuli është”, zoti Muhaxheri duhet ta dijë se kur ta lënë “kopilin te dera”, duhet të merresh me të, e ai e di më mirë se kushdo tjetër se kush na e la kopilin e demarkacionit te dera.
Unë dhe partia ime, duke qenë krejtësisht vetëm në këtë temë, kemi bërë aq sa ka qenë e mundur, duke e rikthyer demarkacionin në procedurë korrigjimi, kjo duke e siguruar edhe pajtimin e Malit të Zi. Mirë do të ishte të flasë për ata që e kanë gatuar edhe asociacionin edhe demarkacionin, e jo ta drejtojë gishtin nga ata që janë mundu ta ndreqin edhe të pandreqshmen!” ishte reagimi i Haradinajt.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *