Die. Nën 24th, 2024

PDK nuk ndryshon mendje për propozimin evropian, Krasniqi bisedë telefonike me emisarin gjerman

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka zhvilluar një bisedë telefonike me të dërguarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, me të cilin ka diskutuar gjerësisht për propozimin evropian.

Krasniqi ka njoftuar se sikur edhe në takimet e tjera të këtyre ditëve, edhe emisarit Sarrazin i ka ripërsëritur qëndrimin e PDK-së dhe rezervave qe kanë në raport me këtë propozim, që sipas tij, është i pamjaftueshëm për Kosovën.

“Unë i kam deklaruar në Ëashington, Bruksel dhe në Kuvend të Kosovës pesë pikat të cilat duhet të jenë shtylla të një marrëveshje finale, gjithëpërfshirëse, ligjërisht dhe ndërkombëtarësht të obligueshme me Serbinë. Që të gjitha kanë qenë në linjë me interesin shtetëror të Kosovës dhe me qëndrimet e partnerëve tanë ndërkombëtarë”, ka shkruar ndër të tjera Krasniqi.

Postimi i plotë:

Sot zhvillova një telefonatë me të dërguarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, me të cilin diskutuam gjerësisht për propozimin evropian, të pranuar tashmë nga Kryeministri Kurti.

Sikur edhe në takimet e tjera të këtyre ditëve, edhe emisarit Sarrazin i ripërsërita qëndrimin e PDK-së dhe rezervat që ne kemi në raport me këtë propozim, që është i pamjaftueshëm për Kosovën

Unë i kam deklaruar në Ëashington, Bruksel dhe në Kuvend të Kosovës pesë pikat të cilat duhet të jenë shtylla të një marrëveshje finale, gjithëpërfshirëse, ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme me Serbinë. Që të gjitha kanë qenë në linjë me interesin shtetëror të Kosovës dhe me qëndrimet e partnerëve tanë ndërkombëtarë.

Fatkeqësisht, si pasojë e kokëfortësisë së tij dhe mos koordinimit me aleatët tanë, Kryeministri Kurti ka dështuar në procesin e dialogut – duke mos përmbushur kërkesat dhe qëllimet tona shtetërore.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *