Ish-kryeministri Sali Berisha tha gjatë mbledhjes së grupit të PD se opozita do të finalizojë në orët në vazhdim koalicionin për të garuar në zgjedhjet e 14 majit.
Berisha u shpreh se do të jetë koalicion fitues ndaj Edi Ramës dhe bashkëpunëtorëve të tij Alibeaj dhe Basha.
“Opozita finalizon në orët që vijnë, koalicionin e fuqishëm me të cilin i jep Edi Ramës dhe monizmit të tij, goditjen fatale me datë 14 maj. Ai mbetet në koalicion vetëm me Alibashën dhe Lul Bravën. Por unë një gjë u them demokratëve, se nuk ka zgjidhje më të gabuar sesa zgjidhja për t’u keqpërdorur si patericë e Edi Ramës në këto zgjedhje. Pasi sot, çdo qytetar, çdo demokrat, duhet të angazhohet dhe të bëjë gjithçka për fitoren e opozitës dhe disfatën e Edi Ramës”, tha Berisha.