Die. Nën 24th, 2024

Dy ditë para takimit të madh në Ohër, Escobar sonte në Kosovë

Gabriel Escobar , i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, do të zhvillojë takim me përfaqësuesit e opozitës në rezidencën e ambasadorit të SHBA-së në Prishtinë, Jeffrey Hovienier.

Escobari do të shtrojë darkë për përfaqësuesit e opozitës, Memli Krasniqit të PDK-së dhe Lumir Abdixhikut të LDK-së.

Ftesë ka marrë edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, por i njëjti gjendet në Gjermani.AAK-ja pritet ta dërgojë ndonjë përfaqësues në takim.

Kujtojmë se amerikani pritet nesër të takohet me kryeministrin, Albin Kurti.

Vlen të theksohet se i dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor dje ishte në Beograd. Ai u takua me presidentin Aleksandar Vuçiq dhe përfaqësuesit e opozitës pro-evropiane.

Këto takimet vijnë dy ditë para takimit të nivelit të lartë mes Kosovës dhe Serbisë. Kryeministri kosovar, Albin Kurti dhe presidenti serb, Vuçiq do të takohen të shtunën në Ohër të Maqedonisë së Veriut

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *