Die. Nën 24th, 2024

Presidenti i Shqipërisë kërkon njohjen e shtetit të Kosovës nga Vatikani

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, priti sot në një takim Sekretarin e Selisë së Shenjtë për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare, Arqipeshkvin Paul Richard Gallagher.

Duke evidentuar marrëdhëniet e shkëlqyera ndërshtetërore midis Shqipërisë dhe Shtetit të Vatikanit, por edhe ato shpirtërore midis komunitetit katolik shqiptar dhe Selisë së Shenjtë, Presidenti Begaj përshëndeti vizitën e Imzot Gallagher në Shqipëri dhe e konsideroi atë një konfirmim të këtyre marrëdhënieve.

Bajram Begaj
3 hours ago
Prita sot Sekretarin e Selisë së Shenjtë për Marrëdhëniet me Shtetet dhe Organizatat Ndërkombëtare, Arqipeshkvin Paul Richard Gallagher. Vizita e Imzot Gallagher është një konfirmim i marrëdhënieve të shkëlqyera ndërshtetërore midis Shqipërisë dhe Shtetit të Vatikanit, por edhe atyre shpirtërore midis komunitetit katolik shqiptar dhe Selisë së Shenjtë.

Gjatë takimit vlerësova rolin dhe kontributin e jashtëzakonshëm që ka luajtur dhe luan Selia e Shenjtë për paqen dhe stabilitetin e rajonit të Ballkanit Perëndimor. Në këtë kontekst, ritheksova kërkesën time për njohjen nga ana e Shtetit të Vatikanit të Shtetit të Kosovës, njohje që do të shërbente si një mbështetje shumë e madhe për shtetin më të ri në Evropë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *