Miratohet Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike
Është miratuar më në fund nga Kuvendi i Kosovës Ligji për Rimëkëmbjen Ekonomike.
Ky ligj ka marrë vota 72 për, kundër asnjë dhe abstenime asnjë.
Projektligji në fjalë kishte gjithsej 18 amendamente, katër nga Partia Demokratike e Kosovës..
Faton Klinaku: me datën 11 dhjetor do të i konfiromohen aktakuzat, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj
Ushtruesi i detyrës së organizatës së veteranëve të luftës, Faton Klinaku, ka njoftuar se me datën 11 dhjetor do të i konfiromohen aktakuzat, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj.
Klinaku përmes një postimi në facebook citoi avokatin mbrojtës të Haradinajt, Bas Martens, se me datën 11 të këtij muaji do të konfirmohet aktakuza, kurse katër ditë më vonë do të mbahet seanca gjyqësore, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Në bazë të avokatit të Nasim Haradinajt, Bas Martens, me datën 11 dhjetor 2020 konfirmohet aktakuza për krerët e OVL-së Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, ndërsa me datën 15 dhjetor 2020 do të mbahet seanca gjyqësore…
MSH publikon renditjen e re të qyteteve nëpër zona, sipas rrezikshmërisë
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar listën e përditësuar se si do të ndahen qytetet në javën e ardhshme nëpër zona, sipas rrezikshmërisë së përhapjes së virusit.
Në zonën e kuqe janë 21 komuna: Prishtina, Fushë -Kosova, Graçanica, Gjakova, Zveqani, Zubin Potoku, Obiliqi, Mitrovica e Jugut, Mitrovica e Veriut, Leposaviqi, Lipjani, Kamenica, Drenasi, Kllokoti, Vitia, Podujeva, Peja, Vushtrri, Shtime, Ferizaj, Gjilan.
Në zonën e verdhë janë 10 komuna: Suhareka, Shterpca, Klina, Hani i Elezit, Skenderaj, Istogu, Parteshi, Rahoveci, Prizreni dhe Ranilluga.
Në zonën e gjelbër janë 7 komuna: Malisheva, Deçani, Novo-Berda, Kaçanik, Junik, Dragash dhe Mamushë.).
“Merrem unë me ty”, Geci i kundërpërgjigjet Kryeziut
Ismet Kryeziu, nga Instituti Demokratik i Kosovës, reagoi ndaj deklaratës së deputetës së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Marigona Geci e cila tha se nuk frikësohet nga përmendja e viktimave që janë vrarë nga një grup kriminelësh që janë thirrur në emër të luftës”
Kryeziu përmes një postimi në facebok kërkoi t’u ndalohet deputetëve kur folin për vrasje.
E i menjëhershëm ishte reagimi i ish-deputetit, Gani Geci, babit të deputetës së LDK-së, i cili përmes një postimi në facebook e paralajmëroi Ismet Kryeziun, se ai personalisht do të merret me të.
“Me ty Ismet Kryeziu merrem unë edhe me krejt burrat si ti merrem unë. Edhe me generalla merrem unë. Unë të njoh mirë ty besoj se edhe ti mua më njeh”, deklaroi Geci, përcjell “Bota sot”.
Postimi i plotë
Me ty Ismet Kryeziu merrem unë edhe me krejt burrat si ti merrem unë. Edhe me generalla merrem unë.
Unë të njoh mirë ty besoj se edhe ti mua më njeh.
Besa unë i njoh edhe krejt këta burrat që merren me politik që 30 vjet e këndej edhe ata që kanë luftu kundër Serrbisë që 30 vjet e këndej i njoh edhe ata që i kanë zhvat fondet e qytetarëve të Republikës së Kosovës ne emër të OJQ-ve i njoh.
Ti sigurisht e din për mua se nga e siguroj jetesën time dhe familjes sime edhe unë e di për ty qysh e siguron jetën tënde.
Kurdo që është ardh fushata ju na keni akuzuar se ne po bëjmë politikë me vrajset politike të pas luftës po i përdorim për fushatë.
Qoni ju ata te vraret nga varri që të jenë në mesin tonë sikur ti që je gjall pranë familjes tane dhe ne kurrë ma nuk merrem me kete çështje.
E di që kur dikush e arsyeton tërheqjen e një nënshkrimi me faktet e një aktakuze publike juve ju dhemb sepse jeni komunist e problemi i kumunizmit ish interesant me i ra këtij komunistit këtu në Kosovë i dhemb atij në Kinë.
E di që tani ti ki me thanë se ti e ke kumunistin kryetar partie, po unë isha në LDK, para se të vinte ai aty.
Para disa dite bëjshit propagand dhe thojshit ku janë bijtë e atyre të vrarëve që s’po flasin e kur po flasim mos i leni me fol.
Zgjidhe në cilin TV po don ti me debatu me mu e ti merri krejt udhëheqësit e partive majtiste në Kosovë, në Shqipëri e në Maqedoni edhe krejt komandantët falls të UÇK-së, e debatojmë për luftën edhe cilën do temë që doni ju..
11 të vdekur, 690 te sheruar dhe 478 raste të reja me COVID-19
Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani, ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë vdekur 11 pacientë si pasojë e COVID-19, ndërkohë që janë shënuar edhe 478 raste të reja pozitive.
Rezultati i ri ka dalë nga testimi i 1530 mostrave.
Rastet e vdekjes, të regjistruara të premten janë nga: Prishtina 2 raste (77, 65 vjeç), Prizreni 2 raste (82,72 vjeç), Ferizaj 1 rast (60 vjeç), Fushë-Kosova 1 rast (70 vjeç), Gjakova 1 rase (80 vjeç), Gjilani 1 rast (72 vjeç), Hani i Elezit 1 rast (76 vjeç), Klina 1 rast (62 vjeç), Suhareka 1 rast (77 vjeç).
Deri tash në Kosovë janë regjistruar 41 mijë e 777 raste pozitive. 1073 prej tyre kanë humbur betejën me COVID-19.
Në 24 orët e fundit janë shëruar edhe 690 pacientë duke e çuar totalin e të shëruarve në 27 mijë e 143. Raste aktive janë 13561.
Rastet pozitive në 24 orët e fundit janë nga Prishtina 205 raste, Mitrovicë 34 raste, Gjilan 29 raste, Podujevë 28 raste, Gjakovë 25 raste, Fushë-Kosovë 23 raste, Suharekë 15 raste, Kamenicë 12 raste, Pejë 12 raste, Ferizaj 11 raste, Lipjan 11 raste, Obiliq 11 raste, Prizren 11 raste, Vushtrri 9 raste, Drenas 7 raste, Viti 7 raste, Skenderaj 6 raste, Deçan 5 raste, Malishevë 5 raste, Klinë 3 raste, Kllokot 2 raste, Rahovec 2 raste dhe me nga 1 rast Dragash, Hani i Elezit, Kaçanik, Ranillug, Shtime..
Moti
Të shtunen parashikohet mot pjeserisht me diell , temperaturat do të levizin nga 3 deri 11 gradë Celsius. Mot i ngjashem në Tiranë, me temperatura nga 10-21 gradë celcius.
COVID-19 NË KOSOVË:
Total raste: 41777. Të Shëruar: 27143. Të vdekur: 1073.
www.rtvarberia.com Tri kanalet e RTV Arbëria si dhe Radion mund të i ndiqni edhe në www.iptvshqipott.com