Die. Nën 24th, 2024

Kurti: S’gjunjëzohet kulla, s’mposhtet UÇK-ja – ky ishte mesazhi që Serbia e mori nga Haradinajt

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka marrë pjesë në 25-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit, ku nga atje tha se pas rezistencës së pashembullt të Jasharëve në Prekaz, erdhi edhe qëndresa e fuqishme e familjes Haradinaj e Mehmetaj më 24 mars 1998. Kurti tha se si familja Jashari, si ajo Haradinaj, kishin armik Serbinë e qëllim Lirinë. “Beteja e ashpër e 24 marsit dëshmoi guximin dhe vendosmërinë e familjes Haradinaj dhe popullit tonë në rrugën e nisur drejt çlirimit. Nuk gjunjëzohet kulla, nuk mposhtet UÇK-ja, nuk mposhtet Kosova. Ky ishte mesazhi që Serbia fashiste e mori nga kulla e bacës Hilmi”, tha Kurti, Kreu i qeveri kujtoi pozicionet që kishin marrë ushtarët aso kohe në mbrojtje të  vendit.“Të vendosur në katër pozicione, Hilmi Hardinaj së bashku me Mejremen dhe Frashërin. Ramush Haradinaj së bashku me Bujarin, Dauti me Rasimin e Kujtimin dhe Shkëlzeni me Enverin mbajtën në këmbë kullën, mbajtën në këmbë popullin. Në po atë ditë ranë dëshmorë Gazmend Mehmetaj, Himë Haradinaj dhe Agron Mehmetaj, sakrificën e të cilëve sot e nderojmë dhe e kujtojmë me respektin më të lartë”, tha Kurti.Më tej, Kurti tha se familja Haradinaj ia di mirë vlerën lirisë e ushtrisë, teksa shtoi se është familje e dëshmorëve të kombit, me gjeneral nga lufta.“Ushtria është pjesë e pandashme e kësaj familje. Sot në ushtrinë tonë e kemi Luanin, Toger Luan Haradinaj, i cili me zell e përkushtim i shërben atdheut në uniformën e FSK-së”, tha Kurti.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *