Die. Nën 24th, 2024

Pas marrëveshjes në Ohër, Kurti do të takojë Ramën në Tiranë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pritet të zhvillojë këtë të diel një vizitë në Tiranë.Kurti do të takohet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama dhe disa zyrtarë të tjerë shqiptarë, mes të cilëve dhe kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla.Agjenda e bisedimeve ende nuk është zbardhur e plotë, por sipas të dhënave në fokus të bisedës mes dy liderëve shqiptarë pritet të jetë marrëveshja e arritur në Ohër mes Kosovës dhe Serbisë për planin evropian që çon në normalizimin e marrëdhënieve.Kryeministri i Kosovës është përballur me kritika të shumta nga partitë opozitare në vend, pasi një pikë e kësaj marrëveshjeje është dhe asociacioni./A2news/

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *