Die. Nën 24th, 2024

Memli Krasniqi: Rritja e çmimit të energjisë për 15 %, goditja e radhës e Qeverisë Kurti për familjet kosovare

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka akuzuar Qeverinë Kurti lidhur me rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 15 %, me çka ka rënduar jetën e qytetarëve të Kosovës.Krasniqi përmes një postimi në Facebook, është shprehur kjo qeveri që simbol të saj e ka sekserin e tregëtisë me energji, Martin Berishaj, po e keqpërdorë në thelb misionin e saj.“Vitin e kaluar e rritën mbi 100% çmimin e energjisë elektrike. Megjithatë, kësaj qeverie, që simbol të saj e ka sekserin e tregëtisë me energji, Martin Berishajn, nuk u mjaftoi kjo. Dje, çmimin e energjisë elektrike për të gjithë qytetarët tanë e rritën edhe për rreth 15 %. Ky veprim është goditje e radhës për të gjitha familjet kosovare, të cilat, në këtë periudhë të krizës dhe ngritjes së të gjitha çmimeve të tjera, po varfërohen çdo ditë e më shumë. Në këto dy vjet, përmes të gjitha veprimeve të saj, kjo Qeveri vetëm sa e ka rritur koston e jetesës për qytetarët e Kosovës, duke keqkuptuar dhe keqpërdorur në thelb misionin e saj”, shkruan kreu i PDK-së.Krasniqi konsideron se me këtë lloj qeverisjeje, numri i qytetarëve të cilët do të emigrojnë do të vazhdojë të thyej rekorde të reja.“Një gjë është e sigurt: me këtë lloj qeverisjeje, e cila po vështirëson dhe rëndon jetën e qytetarëve në çdo aspekt, numri i atyre të cilët do të emigrojnë do të vazhdojë të thyej rekorde të reja. I indinjuar thellësisht me këtë kaos qeverisës, i cili po e kërcënon në vazhdimësi mirëqenien e qytetarëve dhe stabilitetin e shtetit tonë. Mjaft më!”, shkruan ai

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *