Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK) Fehmi Mehmeti, nesër i skadon mandati. Ende nuk dihet se kush do ta zëvendësoj. Pasi ky proces ka mbet në dorën e Komisionit parlamentar pë Buxhet dhe Financa, i cili nesër pritet të trajtoj çështjen e kandidatëve për guvernator.
Paneli i BQK-së, pas përfundimit të veprimeve procedurale, i ka propozuar Kuvendit listën me këta kandidatë: Ahmet Ismaili, Nexhat Kryeziu, Lulzim Ismajli e Shkëndije Himaj. Por për këtë proces ka pasur ankesa siç merr vesh “IndeksOnline” , guvernatiori Fehmi Mehmeti pasi paneli përzgjedhës nuk e ka dërguar emrin e tij në listën e kandidatëve, ai ka proceduar ankesë.
Ndërsa kryetari i Komisionit parlamentar për Buxnet dhe Financa Armed Muja, në një prononcim për “IndeksOnline” tha se nesër komisioni që ai drejton do të merr vendim për procedim të kësaj çështje.
“Nesër e diskutojmë , për arsye se i ka dërguar paneli informacionet shtesë. Tash deputetët në Komision kanë shtruar çështje, kemi qenë në proces të mbledhjes së informacioneve. Ç’do shqetësim që e kanë ngrit deputet ne e kemi trajtuar edhe kemi kërkua informacione shtesë prej BQK-së. Ato informacione i kemi marr javën e kaluar dhe të premten e kaluar kanë qenë në agjendë për shqyrtim po e kemi shtyrë për të martën. Kështu që nesër trajtohet kjo çështje”, tha Muja.
Ai po ashtu tha se me datën 28 mars i kalon mandati guvernatorit në anën tjetër ligji i ka paraparë edhe këto procese.
“Në bazë të ligjit nuk ekziston ndonjë vakum instituticional sepse ligji i ka paraparë edhe këto raste. Nesër trajtohet çështja dhe e shohim se procesi a i ka plotësuar të gjitha kriteret e parapara me nenin 38 dhe 40 të ligjit për BQK-në. Në rast se ato janë plotësuar procesi ecë propozimi në rast se nuk janë plotësuar atëherë Komisioni nuk i rekomandon kandidatët po nesër nxirret konkluzioni “, tha Muja.
Ai ka shtuar se nuk dihet deri nesër se çfarë vendimi do të merret.
BQK-ja , aktualisht udhëhiqet nga Guvernatori Fehmi Mehmeti. Këtij të fundit i skadon mandati në mars të këtij viti. Emërimi i guvernatorit të ri do të jetë për një mandat pesëvjeçar duke filluar më 29 mars 2023 ose në datën e emërimit..