Die. Nën 24th, 2024

Reagon, Berisha: S’kam marrë njoftim nga Kushtetuesja, të ndalohet orkestrimi i Srpska-s, jo të rrëzohet presidentja!

Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha është deklaruar rreth raportimeve të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për vërtetësinë e orkestrimit apo jo të votave nga Lista Serbe në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Në një prononcim për “Indeksonline”, Berisha ka folur rreth kësaj ankese të cilën e kishte parashtruar para dy vitesh. Megjithatë, ish-deputeti thotë se ende s’ka marrë asnjë njoftim zyrtar nga Kushtetuesja.

“Janë muhabete të njerëzve, e unë si palë ende s’kam informacion. Nuk e di se çfarë përmban. Për mu shqetësim kryesor është qe kjo po zvarritet qe 2 vite”, tha ai.

Tutje, Berisha theksoi se qëllimi i tij ishte të ndalohet orkestrimi i Listës Serbe por jo edhe të rrëzohet presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

“Mua më ka marrë mandati në tavolinë, e ndryshe është vendosur për disa deputetë tjetër, dy standarde. Supremja vendosi padrejtë dhe i dha hapësirë Listës Serbe me manipulu”

“Më 13 prill 2021 jam ankuar në Kushteuese. Nga atëherë, deri tani nuk kemi arrit me marrë vendim. Kjo lëndë është dashur të kryhet shumë shpejtë. Nuk ka qëllim tjetër dhe nuk do të dëshiroja që të rrëzohet presidentja, ajo ankesë. Qëllimi është të ndalet okresterimi i listës serbe dhe të kthehet mandati”, u shpreh ai.

Kujtojmë se katër paragrafë të një vendimi të PZAP, ku pranohej pjesërisht e bazuar ankesa e partive të komuniteteve pakicë për ndërhyrjen që kishte pasur në procesin e votimit Lista Serbe, pritet që t`i japin Gjykatës Kushtetuese argumente të qëndrueshme që dy deputetë nga këto komunitete të shpallen jolegjitim.

Që të dy këta deputetë, kanë marrë pjesë në raundin e parë të zgjedhjes së presidentes së vendit, ku obligative është që në sallë të jenë 80 deputetë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *