Die. Nën 24th, 2024

Ambasadori gjerman reagon për djegien e veturave në veri: Dhuna s’është opsion

Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, ka dënuar djegien e veturave me tabelat RKS në veri të vendit.

Ai ka thënë se dhuna nuk është opsion asnjëherë, ndërkohë ka mbështetur deklaratën e ambasadorit të BE-së, Tomas Szunyog, i cili i quajti këto veprime të papranueshme.

“Pajtohem plotësisht [me deklaratën e Szunyogut]. Dhuna nuk është kurrë opsion! Kam besim të plotë se autoritetet e Kosovës do t’i hetojnë rastet thellësisht dhe do t’i sjellin përgjegjësit para drejtësisë”, ka shkruar ai në Twitter.

Më 30 mars në Zubin Potok u dogjën fillimisht dy vetura me targa RKS. Pronarët e tyre në polici kanë thënë se i kishin regjistruar një javë më parë dhe se në kohën e djegien ishin të parkuara poshtë shtëpive ku jetonin.

Më 31 mars janë djegur edhe tri vetura të tjera të qytetarëve të nacionalitetit serb, të cilat ishin të parkuara – njëra në Zveçan dhe dy në veri të Mitrovicës. Edhe këto kishin targat me riregjistrimin RKS

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *