Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott ka dënuar aktet e fundit të dhunës në veri ku qytetarëve të komunitetit serb po iu digjen automjetet të cilat janë të regjistruara me tara RKS.
Ai ka thënë se hetimet e shpejta për kapjen e kriminelëve janë të domosdoshme.
“E papranueshme djegia e automjeteve pas ri-regjistrimit në targat RKS në veri të Kosovës. Të gjithë aktorët seriozë politikë duhet të dënojnë këto akte dhune dhe rreziqet që ato paraqesin për stabilitetin dhe qetësinë”, ka thënë Abbott duke shtuar se hetimet e shpejta për këtë kriminalitet janë të domosdoshme dhe duhet të zhvillohen ndjeshëm dhe seriozish