Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se në tekstin e deklaratës për personat e pagjetur, do t’u referohet si “personat e zhdukur me dhunë”, raporton Ekonomia Online.
Shefi i Qeverisë, tha se pas takimit të kryenegociatorëve në Bruksel janë marrë vesh që në marrëveshje teksti i deklaratës për zbatimin e marrëveshjes thotë se personat e pagjetur do të emërohen si “personat e zhdukur me dhunë”.
“Formulimi i saktë është ata që janë të zhdukur me dhunë, ky është termi dhe ndodhet në përmbajtjen e marrëveshjes”.
“Ne do ta analizojmë së bashkë rezultate nga takimi i 4 prillit dhe do të përcaktojmë një ecje përpara për muajin prill ku do të ketë një takim të nivelit të lartë”.
“…duhet të zbatohet edhe e gjithë marrëveshje, e kemi edhe një nen i dhjeti që duhet të zbatohen të gjitha marrëveshjet, ku përfshihet çështje e të zhdukurve më dhunë”.