Serwer: Zgjidhja e presidentit ende larg,VV do të fitojë nëse mbahen zgjedhjet e reja
Eksperti i njohur amerikan për Ballkanin në Universitetin Johns Hopkins, Daniel Serwer, ka komentuar për situatën politike në Kosovë dhe çështjen e presidentit të ri.
Ai për gazetën “Bota sot”, është shprehur skeptik se do të ketë një zgjidhje për postin e presidentin, deri në momentin e fundit.
Sipas tij, zgjidhja e kësaj çështjeje është ende larg.
“Nuk mendoj se mund të presim një zgjidhje për presidentin deri në momentin e fundit. Kjo është ende larg. Mos harroni atë që tha Benjamin Franklin: “Ose rrimë të gjithë së bashku, ose rrimë veç e veç””, ka thënë për gazetën Daniel Serwer.
Profesori nuk e përjashton mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme në vend. Mirëpo, sipas tij, LDK-ja, AAK-ja, dhe PDK-ja, do të përpiqen t’i shmangin ato, pasi në zgjedhje do të fitojë Lëvizja Vetëvendosje.
“Zgjedhjet e reja janë sigurisht një mundësi, por unë mendoj se LDK, AAK, PDK dhe disa parti të tjera do të përpiqen t’i shmangin ato, pasi ato rrezikojnë të humbin vendet dhe ato nuk duan të shohin fitoren e VV-së. Asgjë nuk e përqendron mendjen më shumë se sa të qenit i varur”, është shprehur Serwer.
Partitë politike nuk po arrijnë të gjejnë një konsensus për emrin e presidentit. Vendi që nga 5 nëntori po udhëhiqet nga ushtruesja e detyrës së presidentes Vjosa Osman
Gjermania nuk ka mbyllur kufijtë, ata që duan të udhëtojnë për në Kosovë duhet respektuar masat e të dy qeverive
Në njoftimin e publikuar së fundi të Ambasadës së Kosovës në Gjermani, rreth vendimeve të reja në kuadër të masave antikovid, bëhet e ditur nëse në mbledhjen e fundit, është urdhëruar mbyllja e kufijve.
Kjo ambasadë bënë të ditur se të gjithë kosovarët që jetojnë në Gjermani, e të cilët duan të udhëtojnë në Kosovë, kufijtë nuk janë mbyllur.
”Për të gjithë të interesuarit që duan të udhëtojnë në Kosovë: kufijtë nuk janë mbyllur por për këtë duhet respektuar masat e parapara nga Qeveria e Kosovës dhe ajo e Gjermanisë për testimet dhe karantinimet”, thuhet mes tjerash në njoftim.
Klan Kosova më parë publikoi të gjitha vendimet që Qeveria e Gjermanisë mori sot në mbledhjen e drejtuar nga Kancelarja gjermane Angela Merkel….
462 raste të reja, 536 të shëruar dhe 12 persona kanë vdekur nga Covid-19,
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjtë 24 orëve të fundit janë regjistruar 462 raste të reja, 536 person janë shëruar dhe 12 persona kanë vdekur nga Covid-19,
Njoftimi i plotë
536 TË SHËRUAR DHE 462 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.314 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 462 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 12 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (80, 72 vjeç), Malishevë 2 raste (78, 60 vjeç), Prizren 1 rast ( 79 vjeç), Mitrovicë 1 rast ( 69 vjeç), Pejë 1 rast (83 vjeç), Vushtrri 1 rast (80 vjeç), Kamenicë 1 rast (74 vjeç), Gjakovë 1 rast (85 vjeç), Podujevë 1 rast ( 51 vjeç), Istog 1 rast ( 82 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 46.580 raste nga 163.221 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.198 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 536 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 33.600 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.782.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 175 raste, Mitrovicë 55 raste, Fushë-Kosovë 30 raste, Podujevë 27 raste, Ferizaj 22 raste, Lipjan 21 raste, Vushtrri 16, Prizren 14 raste, raste, Gjilan 11 raste, Suharekë 11 raste, Drenas 9 raste, Kamenicë 9 raste, Viti 9 raste, Obiliq 8 raste, Skenderaj 8 raste, Gjakovë 6 raste, Pejë 6 raste, Istog 5 raste, Kaçanik 4 raste, Deçan 3 raste, Graçanicë 2 raste, Klinë 2 raste, Malishevë 2 raste, Rahovec 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash, Hani i Elezit dhe Kllokot.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!.
Bulliqi: Nuk kemi asnjë informatë nga Serbia për dy shtetasit kosovarë të arrestuar të shtunën.
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka dënuar arrestimin e dy shtetasve kosovarë nga autoritetet serbe.
Ai përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se njëri nga ta është këshilltar në Kuvendin e Komunës së Podujevës.
Bulliqi ka thënë se ata janë arrestuar në rrethana të pasqaruara, derisa kishin dalë të ecin brenda territorit të Komunës, përgjatë brezit kufitar.
Ai ka bërë të ditur se ata ende po mbahen të ndaluar nga autoritetet serbe dhe se nuk kanë asnjë informatë për ta.
“Ndonëse, nuk kemi asnjë informatë nga shteti serb, as nga institucionet tona kompetente të sigurisë, duke dënuar aktin kërkoj nga shteti serb që t’i lirojë menjëherë dy qytetarët tanë, që po mbahen të ndaluar”, ka thënë ai.
Riciklim i temave të dialogut edhe në fazën finale
Temat teknike, të cilat diskutohen që nga viti 2011 mes Kosovës dhe Serbisë, janë rikthyer edhe në dialogun e ndërmjetësuar nga Miroslav Lajçak. Me gjithë deklarimet e kryeministrit Hoti se në secilin takim me Serbinë bisedohet për njohjen reciproke, deri tani kjo nuk ka ndodhur. Njohësit e rrethanave thonë se dinamizëm i procesit mund të pritet tek pas konsolidimit të administratës Biden, e cila ka paralajmëruar ndryshim të qasjes në raport me dialogun Kosovë-Serbi
Prishtinë, 13 dhjetor – Diskutimet e gjata për çështje teknike të negociuara ndër vite po përfundojnë pa epilog edhe në fazën që është paralajmëruar të jetë finale.
Të enjten e kaluar kanë vazhduar takimet në nivel të koordinatorëve, ku u diskutua për pensionet dhe kadastrën. Marrëveshja për këtë të fundit është arritur më 2011-n, por ende nuk ka filluar të zbatohet. Megjithëse në qershor të vitit 2016 është miratuar Ligji për Agjencinë Teknike, për krahasimin dhe verifikimin e dokumenteve kadastrale që do të kthehen në Kosovë, Serbia ende nuk ka nisur kthimin e dokumenteve të skanuara dhe të verifikuara të kadastrave të Kosovës.
Sipas Zyrës së kryeministrit, edhe pas një diskutimi të gjatë, ende nuk ka përafrim të qëndrimeve.
“Edhe pas një diskutimi të gjatë, ende nuk ka përafrim të ndjeshëm të qëndrimeve. Sidoqoftë, kishte pajtim që diskutimi i këtij elementi të marrëveshjes së përgjithshme midis dy vendeve të vazhdojë në takimin e radhës”, ka qenë njoftimi i Zyrës së kryeministrit për takimin.
Me gjithë deklarimet e kryeministrit Hoti se në secilin takim me Serbinë bisedohet për njohjen reciproke, deri tani kjo nuk ka ndodhur.
Pasojat e Washingtonit
Analisti gjerman Bodo Weber thotë se ky nuk është dialogu i cili çon drejt normalizimit të plotë. Por, sipas tij, ka një arsye pse kjo po ndodh.
“Ky nuk është rikthim tek dialogu teknik, por një dialogu që nevojitet tani. Por kjo është pasojë e performancës së ish-administratës Trump dhe ndërmjetësuesit Grenell që si epilog pati nënshkrimin e Marrëveshjes së 4 shtatorit. Ka pasur nevojë për rivendosje të negociatave nga Bashkimi Evropian me synimin që të arrihet një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizim të marrëdhënieve mes dy vendeve. Këto takime i shoh si paranegociata për një marrëveshje gjithëpërfshirëse, e cila mund të synohet në fillim të vitit të ardhshëm”, ka thënë Weber.
Ai shton se dinamizimi i procesit mund të pritet tek pas konsolidimit të administratës Biden, e cila ka paralajmëruar ndryshim të qasjes në raport me dialogun Kosovë-Serbi.
“Kur administrata Biden të nisë punën, do të shohim veprime të shpejta në rikthimin e dialogut për të cilin kanë nevojë të dyja palëve. Është mirë që tashmë janë përjashtuar diskutimet e viteve të fundit për ndarjen dhe sovranitetin e Kosovës. Pa një kornizë të qartë dialoguese, ku pavarësia e Kosovës është e pakthyeshme nuk mund të diskutohet për çështje të rëndësishme. Ky është parakushti para se të diskutohen të gjitha çështjet e hapura, përfshirë ato bilaterale.
Ndërsa ka nisur faza finale e dialogut, ka munguar një skenim dhe vlerësim i marrëveshjeve të deritashme. Mungesa e transparencës dhe “dykuptimësia” e kanë shoqëruar procesin e deritashëm të negociatave. Palët i interpretonin marrëveshjet sipas versionit të tyre, ndërkaq BE-ja në rolin e ndërmjetësuesit vetëm ka njoftuar për takimet e mbajtura, përmes komunikatave për media, por nuk i ka interpretuar marrëveshjet. Kjo ka prodhuar paqartësi dhe mungesë transparence.
Ngecjet
Nga rreth 33 marrëveshje të arritura, vetëm disa prej tyre janë zbatuar plotësisht. Sa i përket dialogut teknik, vetëm tri prej tyre janë zbatuar plotësisht. Është Marrëveshja reciproke për njohjen e policave të sigurimit të automjeteve, Marrëveshja për mbledhjen e të hyrave doganore, si dhe Marrëveshja për njohjen reciproke të certifikatave ADR.
Zbatimi i plotë i Marrëveshjes për Urën e Ibrit ende nuk ka filluar, megjithëse janë finalizuar punimet rreth rivitalizimit të saj, të cilat kishte marrë përsipër t’i kryente Bashkimi Evropian. Por problem ka dalë edhe përcaktimi i kufirit administrativ mes Komunës së Mitrovicës së Jugut dhe asaj të Veriut, që është pjesë e pakos së marrëveshjes për lëvizjen e lirë. Edhe pse me Ligjin për kufijtë administrativë Suhodolli i përshkruhet Mitrovicës Jugore, udhëheqja komunale e veriut pretendon se kjo lagje duhet t’u takojë atyre. Asnjë përparim nuk është shënuar as në zbatimin e Marrëveshjes për energji. Serbia deri tani ka refuzuar ta regjistrojë në Kosovë një kompani të re për furnizim të energjisë në pajtim me ligjet e Kosovës, ashtu siç e përcakton marrëveshja.
Edhe në fushën e arsimit Serbia nuk ka treguar gatishmëri për t’i ndihmuar studentët, përmes zbatimit të Marrëveshjes për pranimin reciprok të diplomave midis dy shteteve. Që nga viti 2011, kur u arrit kjo marrëveshje dhe më vonë u zgjerua në janar të vitit 2016, ajo kurrë nuk është zbatuar nga Serbia.
Reciprociteti ka munguar edhe në zbatimin e Marrëveshjes për targat. Derisa Serbia i ka detyruar kosovarët të përdorin targa të përkohshme (“proba”), Kosova deri tani nuk e ka aplikuar një masë të tillë.
Nyja rreth Asociacionit
Kundërthëniet rreth Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe kanë zbehur entuziazmin e palëve për arritjen e marrëveshjes. Edhe pse kjo zyrtarisht u mohua, negociatat ngecën kur Serbia kërkoi që në rend dite të futej Asociacioni. Kjo u refuzua nga Kosova me arsyen se kjo temë nuk mund të rihapet sërish në tryezën e negociatave. Por BE-ja e ka bërë të qartë se hisedarë në draftimin e statutit të Asociacionit duhet të jetë edhe Serbia.
Analisti Weber thotë se Kosova duhet të sigurohet që ky mekanizëm të mos vishet me kompetenca ekzekutive.
“Siç e kemi parë, ka pasur manipulime dhe lojëra me Asociacionin nga Serbia. Që Serbia të bëhet partner i Perëndimit duhet ta respektojë shtetin e Kosovës. Asociacionit nuk duhet t’i jepen kompetenca ekzekutive, pasi ekziston rreziku që të krijohet një pushtet i mesëm”, ka theksuar Weber.
Në vizitën e fundit në Prishtinë dhe në Beograd, përfaqësuesi special i BE-së, Miroslav Lajçak, e bëri të qartë se nuk mund të ketë normalizim të marrëdhënieve pa zbatimin e Marrëveshjes për Asociacionin.
Por reagime të forta nxiti deklarata e tij se Kosova duhet ta ndryshojë Kushtetutën për llogari të Asociacionit. Më pas, Zyra e Lajçakut u sqarua duke thënë se marrëveshjet ndërkombëtare implikojnë për të dyja vendet ndryshime ligjore dhe kushtetuese..
Moti
Të hënën parashikohet mot i vranët dhe me me mjegull , temperaturat do të levizin nga -2 deri 4 gradë Celsius. Mot pjeserisht me diell ne Tiranë, me temperatura nga 5-18 gradë celcius.
COVID-19 NË KOSOVË:
Total raste: 46580. Të Shëruar: 33600. Të vdekur: 1198.
www.rtvarberia.com Tri kanalet e RTV Arbëria si dhe Radion mund të i ndiqni edhe në www.iptvshqipott.com