Pre. Nën 15th, 2024

Haxhiu kërkon drejtësi për rastin e Donjeta Pajazitajt, kërkon bashkëpunim me Serbinë për rastin e Nezir Mehmetajt

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se rasti i Donjeta Pajazitajt është shqetësues dhe se duhet të hetohet në thellësi përmes mekanizmave përkatëse se kush ka dështuar në këtë rast.

“Për mua është një farë kusari se si një person dënohet më burgim të përjetshëm nga shkalla e parë, ndërsa shkalla e dytë e ulë këtë dënim në 35 vite, ndërsa shkalla e tretë e liron krejt. Duhet të hetohet në thellësi se kush ka dështuar këtu, a është shkalla e dytë a e tretë”, ka thënë Haxhiu.

Ministrja gjithashtu komentoi rastin e Nezir Mehmetajt, i cili është duke u mbajtur në burgun e Serbisë, ku tha se Serbia ka refuzuar bashkëpunim.

“Për neve është e papranueshme se si mbahet në Serbi, i kam shkruar Ministrisë së Drejtësisë në Serbi, ku kam kërkuar që të transferohet në Kosovë, por deri më tani nuk kemi marrë përgjigje”, tha ajo.

Ministrja Haxhiu gjithashtu tha se nuk e çudit qasja e Serbisë për shkak të mungesës së bashkëpunimit

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *