Sht. Nën 23rd, 2024

NGJARJET E DITËS, E ENJTE, 17.12.2020

Kryeministri Hoti kërkoi dorëheqjen e kreut të AKI-së në koordinim me U.D. Presidenten Osmani

Kërkesa e kryeministrit Avdullah Hoti, bërë sot drejtorit të AKI-së, Kreshnik Gashi, për të liruar detyrën është në koordinim të plotë me Presidencën, gjë që parashihet edhe me Kushtetutë.
Në një prononcim nga Presidenca, thuhet se ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka kërkuar nga Hoti që sa më parë të dakordohen për emrin e drejtorit të ri.
“Ka pasur koordinim dhe dakordim të plotë ndërmjet u.d. presidentes, dr. Vjosa Osmani dhe kryeministrit Hoti sa i përket lirimit nga detyra të drejtorit të AKI-së . U.d presidentja ka kërkuar nga kryeministri që sa më parë të dakordohen rreth udhëheqësit të ri të AKI-së, mbi bazën e profesionalizmit, paanësisë politike dhe integritetit”, ka thënë për KOHËN Bekim Kupina, këshilltar për media i u.d. presidentes…

Edi Rama pret në takim Vjosa Osmanin

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar disa fotografi të takimit me presidenten (u.d.) të Kosovës, Vjosa Osmani.
“Kryeministria – Me Presidenten në Detyrë të Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani”, ka shkruar Rama…

Tetë të vdekur, 483 të shëruar e 453 raste të reja me koronavirus në Kosovë,

Tetë persona kanë vdekur në 24 orët e fundit në Kosovë si pasojë e koronavirusit.
Nga Instituti Kombëtar u Shëndetësisë Publike janë raportuar të enjten edhe 453 raste të reja si dhe 483 persona të shëruar.
IKSHPK-ja njoftoi se në 24 orët e fundit janë kryer 1470 testime.
Numri total i rasteve pozitive është 47.952 nga 168.211 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, ndërsa kanë vdekur deri më tash 1.233 pacientë.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është 35.439 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.280

Qeveria synon të vaksinojë popullatën në të njëjtën kohë me vendet e BE-së

Alush Gashi, këshilltari politik i kryeministrit Avdullah Hoti, ka njoftuar se Qeveria po angazhohet për sigurimin më kohë të vaksinës anti-COVID.
Gashi ka theksuar se po punojnë që vaksina të vijë në Kosovë në të njëjtën kohë si në vendet e Bashkimit Evropian.
“Jemi të angazhuar për koordinim me institucione ndërkombëtare dhe vende të posaçme për sigurim me kohë të vaksinës. Një pjesë si solidaritet ndërkombëtar, ndërsa pjesa tjetër nga buxheti i Kosovës, sipas ligjeve në fuqi që mundësojnë Marrëveshje Ndërkombëtare dhe procedura prokurimi nga vende të Bashkimit Evropian. Pra, angazhohemi që fillimi i vaksinimit në Kosovë të jetë si në vende të Bashkimit Evropian”, shkruan Gashi në postimin e tij në “Facebook”.
Ai ka falënderuar qytetarët për bashkëpunim dhe respektim të masave të marra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, por edhe profesionistët shëndetësorë për testim, gjurmim dhe mjekim të të infektuarve me Covid-19.
“Edhe përkundër buxhetit modest, janë siguruar mjete për pajisje dhe material testimi si dhe sigurim te vaksinës. Andaj ftesa është për syçelëti dhe zbatim të masave preventive: bartja e maskave, distanca dhe higjiena”, përfundon Alush Gashi, Këshilltari politik i kryeministrit Avdullah Hoti.

Tragjedi në Gjermani: Shqiptari nga Kosova vret bashkëshorten, vajzën e më pas veten

Një tragjedi ka ndodhur sot në Isselburg të Gjermanisë, ku një shqiptar nga Kosova ka vrarë bashkëshorten, vajzën e më pas veten.
“Sipas njoftimeve të para 51-vjeçari ka dashur të vrasë bashkëshorten dhe dy fëmijët. Para ngjarjes këtë mëngjes ai kishte njoftuar një të njohshëm, i cili më pas ka kontaktuar Policinë. Në apartament forcat e rendit kanë gjetur trupin e pajetë të bashkëshortes 46-vjeçare, vajzës 17-vjeçare. Vajza e dytë, 14-vjeçare, ka shpëtuar pa lëndime”, ka thënë kryeprokurori Martin Botzenhardt.
Autoritetet llogarisin se 51-vjeçari së pari ka vrarë bashkëshorten, më pas vajzën 17-vjeçare e pastaj ka varur veten, raporton Bild.
Vajza 14-vjeçare ka dhënë informacionet e para në lidhje me krimin. Dyshohet se motiv ishin kontestet e një faze ta gjatë të ndarjes së çiftit.
“14-vjeçarja është stabile dhe po pyetet nga policia. Në ardhjen e forcave të policisë, vajza ishte në një dhomë që ishte mbyllur nga jashtë”, ka thënë Botzenhardt..

Përfundon seanca, konferenca e ardhshme ndaj Thaçit e të tjerëve në fund të janarit

Në konferencën e mbajtur mbi ecurinë e çështjes gjyqësore ndaj Thaçit dhe të tjerëve, në Hagë, Prokuroria nuk ka dhënë një datë për përfundimin e hetimeve, ndërkohë ka kërkuar që ato të mos ndërpriten duke shtuar që dosjen paragjyqësore do ta dorëzojnë në muajin korrik me kushtin që gjyqi të fillojë në shtator 2021. Kjo është kundërshtuar nga avokatët sipas të cilëve një gjë e tillë nuk mundëson gjyq të drejtë.
Prokurori Allan Tiger ka thënë se është në interes të drejtësisë që hetimet të vazhdojmë siç tha ai, për shkak të paraqitjes së dëshmitarëve të cilët tani mund gjejnë kurajo për t’i dhënë informacionet e tyre dhe të zbulimit të materialeve të rëndësishme që sipas tij kanë qenë të fshehura.
Ai nuk i ka dhënë gjyqtarit një datë për fundin e hetimeve e që sipas tij kjo nuk ndikon negativisht në përgatitjen e një gjykimi të shpejtë.

Moti
Të premten parashikohet mot pjeserisht me diell , temperaturat do të levizin nga -1 deri 8 gradë Celsius. Mot i ngjashem ne Tiranë, me temperatura nga 6-18 gradë celcius.

COVID-19 NË KOSOVË:

Total raste: 47952. Të Shëruar: 35439. Të vdekur: 1233.
www.rtvarberia.com Tri kanalet e RTV Arbëria si dhe Radion mund të i ndiqni edhe në www.iptvshqipott.com

***Kryeministri Hoti kërkoi dorëheqjen e kreut të AKI-së në koordinim me U.D. Presidenten Osmani***Edi Rama pret në takim Vjosa Osmanin, ***Tetë të vdekur, 483 të shëruar e 453 raste të reja me koronavirus në Kosovë.***Qeveria synon të vaksinojë popullatën në të njëjtën kohë me vendet e BE-së.***Tragjedi në Gjermani: Shqiptari nga Kosova vret bashkëshorten, vajzën e më pas veten.***Përfundon seanca, konferenca e ardhshme ndaj Thaçit e të tjerëve në fund të janarit.***Moti: Të premten parashikohet mot pjeserisht me diell , temperaturat do të levizin nga -1 deri 8 gradë Celsius. Mot i ngjashem ne Tiranë, me temperatura nga 6-18 gradë celcius.***COVID-19 NË KOSOVË:Total raste: 47952. Të Shëruar: 35439. Të vdekur: 1233.***www.rtvarberia.com.***Tri kanalet e RTV Arbëria si dhe Radion mund të i ndiqni edhe në www.iptvshqipott.com

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *