Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka reaguar për vendimin e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave.
Krasniqi shkroi vendim shumë i vonuar por i mirëseardhur, “Shpresoj që ky vendim të hyjë në fuqi sa më parë”,
Lideri i AAK-së Ramush Haradinaj, e ka quajtur lajm të mrekullueshëm, votimin e Parlamentit Evropian për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës. Ai falënderoi eurodeputetët për marrjen e këtij vendimi si dhe të gjithë ata, që kanë kontribuuar që ky proces të përmbyllet me sukses.
Lideri i AKR-së Behgjet Pacolli pas votimit nga ana e Parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët kosovarë, ka thënë se sot është një ditë historike për Kosovën.