Ministri i Punëve të Jashtme të Suedisë, Tobias Billstrom ka theksuar se Bashkimi Evropian pret që të zbatohen të gjitha dispozitat e marrëveshjes së arritur në Ohër në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Në në një konferencë për media në Beograd pas takimit që pati me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq kryediplomati evropian tha se Serbia i përket BE-së, e cila sipas tij është edhe partneri më i madh tregtar dhe se nuk ka alternativa të tjera përveç portit evropian.
“Presidenca suedeze e mban Ballkanin Perëndimor lart në agjendë, Serbia është e para në rrugën për t’i vizituar ato vende.
closevolume_off
Pushtimi rus i Ukrainës ka ndryshuar rrënjësisht sigurinë e Evropës dhe unë pres që partnerët tanë të bien dakord me ne. Vendet në rajon janë partnerë thelbësorë në përpjekjet për të mbajtur një Evropë të qëndrueshme”, tha Billstrom.