Die. Nën 24th, 2024

Myftiu Tërnava uron Fitër Bajramin, bën thirrje për ruajtjen e vlerave morale

Ai ka thënë se kjo festë vjen pas një muaji të bekuar, ku besimtarët përveçse agjëruan për hir të Krijuesit, u bënë edhe më të ndjeshëm, më solidarë e humanë ndaj komunitetit.

Tërnava ka thënë se festa e Bajramit është festa më popullore në vend që prek të gjitha moshat e kategoritë e shoqërisë.

“Fitër Bajrami na vjen pas një muaji të mëshirës e sakrificës, pas muajit të faljeve e begative të veçanta që i sjell vetëm Ramazani dhe si i tillë, përveçqë kemi kryer një urdhër të Zotit, jemi të sigurt se nga ky muaj do të dalim më të dëlirë, më humanë, më të afërt me njëri-tjetrin, më solidarë e më të fisnikëruar”, u shpreh ai ndër të tjera.

Ai ka bërë thirrje që të ruhen vlerat morale të shoqërisë, por edhe të punohet për ndërtimin e shtetit.

“Ka dashtë Zoti që tash e sa vite vendi ynë është i lirë e i pavarur, mirëpo është obligim yni që vendin tonë ta ndërtojmë e ta bëjmë me perspektivë, një vend ku jetohet me dinjitet, ku fëmijët tanë të rriten të sigurt e të marrin edukim e arsimim cilësor, një vend ku sigurojmë vende pune e jetesë të dinjitetshme”, u shpreh ai ndër të tjera.

Tërnava uroi që festa e Bajramit të sjellë paqe, lumturi, dashuri e ngrohtësi në familjet shqiptare.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *