Die. Nën 24th, 2024

Kosova e Sllovenia me tri marrëveshje për drejtësi, përfshirë edhe ekstradimin

Qeveria e Kosovës ka miratuar tri marrëveshje me shtetin e Sllovenisë në fushën e drejtësisë.

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, tha se këto janë marrëveshje të rëndësishme dhe duhet që të miratohen nga Kuvendi i Kosovës, duke sqaruar se pjesë e marrëveshjeve është edhe ekstradimi.

“MD ka zhvilluar është arritur marrëveshja me shtetin e Sllovenisë për ekstradim, marrëveshjen për çështje penale dhe marrëveshjen për ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështje Penale. Këto marrëveshje prekin të drejta dhe lirit e njeriut, na duhet mbështetja nga Kuvendi i Kosovës”, tha ajo.

Këto janë të tri marrëveshjet: Marrëveshja ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë për Zbatimin e Ndërsjellë të Aktgjykimeve në Çështjet Penale; Marrëveshja ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë për Ekstradimin dhe Marrëveshja Ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Sllovenisë për ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështje Penale.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *