Die. Nën 24th, 2024

Eurodeputeti Mandl së shpejti në Kosovë, kjo është arsyeja

Eurodeputeti austriak, Lucas Mandl do të jetë së shpejti për vizitë në Kosovë. Miku i madh i Kosovës do të jetë i pranishëm në eventin ceremonial për themelimin e Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Austri.

“Kemi nderin dhe kënaqësinë të ju ftojmë të merrni pjesë në eventin ceremonial për themelimin e Shoqatës së Miqësisë Kosovë-Austri.

Shoqata e Miqësisë Kosovë-Austri themelohet me qëllim të promovimit të bashkëpunimit, shkëmbimit arsimor dhe kulturor, fuqizimit të lidhjeve ekonomike dhe promovimit të marrëdhënieve miqësore ndërmjet qytetarëve të Kosovës dhe Austrisë. Synimi i kësaj Shoqate është të ndërtojë ura të miqësisë dhe mirëkuptimit duke mbështetur projekte dhe iniciativa përmes të cilave përfitojnë të dy vendet.

Gjithashtu në këtë event ceremonial të pranishmëve do të ju drejtohet Presidentja e Republikës së Kosovës znj. Vjosa Osmani-Sadriu si dhe Eurodeputeti z. Lukas Mandl dhe përfaqësues të lartë të shtetit të Kosovës dhe personalitete të njohura nga Austria.

Të pranishëm në eventin ceremonial do të jenë figurat e shquara nga fusha e politikës, ekonomisë, sportit, akademisë, alumni, diplomacisë, shoqërisë civile, përfshirë edhe përfaqësues nga Shoqata simotër Shqipëri-Austri, Maqedoni e Veriut-Austri, Mal i Zi-Austri, Bullgari-Austri dhe Ukrainë-Austri. Deri më tani kemi marrë rreth 400 konfirmime për pjesëmarrje nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Austria, etj.

Eventi ceremonial do të mbahet në Hotel Emerald (Salla Bethoven), Prishtinë, më 16 maj 2023, me fillim nga ora 09:30 deri 11:30″ thuhet në njoftimin e shoqatës

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *