Die. Nën 24th, 2024

Ndodhë me ligjin e ri të pagave/ Shefat e ndërrimeve paguhen më pak se zjarrfikësit

Katër shefat e ndërrimeve në stacionin e zjarrfikësve në Drenas, janë duke u paguar më pak se sa zjarrfikësit.

Sipas listës së pagave, të muajit prill, këta katër shefa të ndërrimeve nuk janë as zjarrfikës dhe ata në listën e pagave quhen si profesional 3. Koeficienti aktual i tyre është 3.94 ndërsa i një zjarrfikësi është 5.

Njëri prej shefave ka thënë për IndeksOnline se dyshojnë se kjo është bërë qëllimisht nga disa zyrtarë të komunës.

Madje ata thonë se në një far mënyre nuk kanë të drejt as të marrin pjesë nëpër raste të shuarjes së zjarreve dhe as të udhëheqin ose menaxhojnë dhe të raportojnë për rastet që ndodhin.

IndeksOnline ka kontaktuar me kryetarin e sindikatës së zjarrfikësve, Muharrem Beka i cili ka thënë se është në dijeni se shefat e ndërrimeve në stacionin e zjarrfikësve në Drenas paguhen me koeficient 3.94, por ky është një gabim teknik që po vazhdon të përsëritet edhe pas tre muajve prej që ka hyrë ligji i pagave në fuqi.

“Përveç Drenasit ka edhe shumë shefa tjerë të ndërrimeve nëpër komuna që paguhen njësoi, pra jo sipas ligjit. Por kjo shpresoj që do të rregullohet dhe paratë që është dashtë t’i marrin sipas ligjit, do të marrin në mënyrë retroaktive”, ka thënë Beka.

Rikujtojmë se zjarrfikësit deri tani kanë pasur status të pa-definuar, disa janë paguar nga komuna e disa nga MPB dhe pagat e tyre kanë qenë të ndryshme.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *