Die. Nën 24th, 2024

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzën e parë në mungesë për dhunim gjatë luftës në Kosovë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur sot, në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, aktakuzën e parë në mungesë, ndaj të akuzuarit me iniciale D.R. për dhunim gjatë lutës në Kosovë.

Prokuroria Speciale njofton se ndaj të akuzuarit D.R. ka siguruar prova se, si pjesëtarë i forcave rezervë ushtarake të Serbisë, në kohën e luftës në Kosovë, në kundërshtim me rregullat e të drejtës ndërkombëtare humanitare, gjatë një sulmi të gjerë dhe sistematik nga forcat ushtarake, policore dhe paramilitare serbe, kundër popullatës civile shqiptare në tërë territorin e Kosovës, duke ditur për ekzistimin e një sulmi të tillë, me përdorimin e dhunës dhe veprimeve të tjera çnjerëzore, ka kryer dhunim seksual ndaj gruas së nacionalitetit shqiptarë, e cila pësoj lëndime fizike në trup si dhe trauma të rënda të përhershme psikike.

Me këto veprime i akuzuari D.R. ka kryer veprën penale ‘’Krimet e luftës kundër popullsisë civile’’ nga neni 142 të Kodit penal të Jugosllavisë, aktualisht e inkriminuar si Krimet kundër njerëzimit nga neni 143 paragrafi 1 nën paragrafi 1.7 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Gjithashtu, Prokuroria Speciale ka propozuar që të mbahet gjykimi në mungesë pasi që janë shterur të gjitha përpjekjet për ta gjetur të akuzuarin.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *