Die. Nën 24th, 2024

Konjufca: Qëndrimi i Ekipit Menaxhues në Bruksel ishte tronditës për Kosovën

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka komentuar takimin i brendshëm në Bruksel.

Ai ka thënë se zhvillimet në atë takim kanë qenë të pritshme për Kosovën.

Pas mbledhjes se Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, Konjufca ka thënë se qëndrimi i Ekipit Menaxhues në takim ka qenë tronditës për Kosovën.

“Sa i përket diskutimeve në Bruksel, gjithçka ishte e pritshme lidhur me atë që ndodhi. Pra, ekipi menaxhues, i cili ishte vendosur prej qeverive të mëparshme të Kosovës pati një qëndrim vërtetë tronditës për ne. Meqenëse atje i prezantoi interesat e Republikës së Serbisë, jo interesat e Republikës së Kosovës”, ka thënë Konjufca, transpemton EO.

Për emërimin e këtij ekipi ai ka fajësuar qeveritë e kaluara.

“Po e shini edhe vetë se çfarë ekipe menaxhuese edhe çfarë institucione kanë vendosur qeveritë e mëparshme. Kanë vendosur zyrtarë të cilët absolutisht nuk kanë lidhje me interesat e Kosovës, bile bile njëra prej tyre, me sa dëgjova ishte pas bërë deputete në Parlament të Serbisë dhe ishte deputete e partisë së Aleksandar Vuçiqit. Kështu që nuk patëm ne çka të presim tjetër prej këtij ekipi menaxhues. Ky ekip menaxhues e prezantoi një draftstatut i cili është një Republikë Serbe brenda Kosovës”, është shprehur Konjufca.

Sipas tij, veprimi i Qeverisë për t`i liruar nga detyra anëtarët e atij ekipi ka qenë i drejtë.

“Kështu që nuk patëm ne çka të presim tjetër prej këtij ekipi menaxhues. Ky ekip menaxhues e prezantoi një draft-statut i cili është një Republikë Serbe brenda Kosovës. Kjo natyrisht që është e papranueshme për qeverinë tonë, për institucionet tona, gjithçka do të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, çdo zgjidhje që ju jepet përtej kornizave të Kushtetutës është e pavlefshëm dhe mu më pëlqeu shumë dhe jam para këtij akti të Qeverisë për t’i shkarkuar ekipin menaxhues, sepse një grup, një ekip i cili përfaqëson interesat e Aleksandër Vuqiçit e jo interesat e popullit tonë. Nuk ka çka të kërkoj në pozicione zyrtare edhe nuk ka se si të përfaqësoj popullin edhe qytetarët e Kosovës. Ata e përfaqësuan Serbinë ditën e djeshme, unë kam pas bërë thirrje para një jave që ky ekip të shkarkohet”, ka deklaruar Konjufca.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *