Një ditë më parë ka reaguar Presidenca dhe Qeveria e Kosovës lidhur me deklaratat e Bashkimit Evropian pas shkarkimit të Ekipit menaxhues për hartimin e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Pas ditë më parë, Qeveria e Kosovës shkarkoi Ekipin menaxhues reagoi BE duke thënë se lirimi nga detyra i Ekipit Menaxhues për statutin e Asociacionit është në kundërshtim me marrëveshjen për dialogun.
Pas deklaratës së zëdhënësit të BE-së, Peter Stano të enjten kanë reaguar nga Presidenca dhe Qeveria, ndërkaq sot reagoi edhe shefja e Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila.
Ajo theksoi se deklarata e BE-së do të kishte pasur njëfarë besueshmërie nëse do të kishte kritikuar ekipin menaxhues për propozimin e draftit antikushtetues në kundërshtim me parimet e BE-së.
“Kjo deklaratë do të kishte pasur njëfarë besueshmërie, nëse BE-ja do të kishte kritikuar ekipin e MGMT për propozimin e draftit antikushtetues, në kundërshtim me parimet e konfirmuara nga BE. Është e detyrueshme për suksesin e procesit, që BE t’iu qëndroj pas parimeve të saj”, shkruan Kusari-Lila.