Djali i ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Endrit Thaçi ka bërë të ditur se do të votojë në zgjedhjet që do të mbahen në Shqipëri.
Ai ka shprehur haptas përkrahjen e tij për Erion Veliajn, kryetarin aktual të kryeqytetit Shqiptar.
Veliaj ka publikuar një video në rrjete sociale, ku shihet Endrit Thaçi, duke treguar se do të votojë në këto zgjedhje dhe se vota e tij do të shkojë për Erion Veliajn.
”Të dielën e ardhshme janë zgjedhjet lokale në Shqipëri. Si shumë shqiptarë të tjerë me dy shtetësi edhe unë do të votoj dhe nuk kam dyshim për kë do të votoj, për Erionin, natyrisht.” është shprehur ndër të tjera Endrit Thaçi.