Die. Nën 24th, 2024

Bulliqit i dorëhiqet edhe një drejtoreshë

Komuna e Podujevës ka njoftuar se është dorëhequr nga detyra drejtoresha e Inspeksionit, Florentina Osmani.

Siç njofton komuna, ajo ka marrë këtë vendim për shkak të angazhimeve të tjera profesionale, raporton Indeksonline.

Njoftimi i plotë:

Me kërkesë të Drejtoreshës së Inspeksionit, Florentina Osmani, për t’u liruar nga detyra si drejtore e këtij dikasteri për shkak të angazhimeve të tjera profesionale, ajo sot është liruar nga kjo detyrë.

Kryetari Bulliqi e ka falënderuar ish drejtoreshën Osmani për punën dhe kontributin e saj për periudhën që ka udhëhequr me këtë dikaster.

Ndërsa ish drejtoresha e ka falënderuar kryetarin Bulliqi për besimin, bashkëpunimin dhe ka shprehur gatishmërinë e plotë që të ndihmojë komunën në aspektin profesional çdo herë.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *