Die. Nën 24th, 2024

KEK importoi rrymë nga kompania sllovene pa licencë

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka nënshkruar kontratë me kompaninë e cila nuk ishte e pajisur me licencë në Kosovë. Kompania e cila ka importuar rrymë në Kosovë pa licencë është nga Sllovenia.

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) ka nxjerrë një raport të cilin e posedon “IndeksOnline” ku ka monitoruar punën e KEK, ku mes tjerash ka gjet parregullsi në disa procese të shit/blerjes së energjisë.

Vlen tё theksohet se kompanitё tregtare RENRGY Trading Group, Ener Trade dhe Noa Energy Trade kanё licencë tё lëshuar nga Rregullatori i Shqipёrisё. Kompanitë tregtare Gen-i Tirana, Danske Commodities Kosovo, MCM Commodities, Noa Energy Trade – dega nё Kosovё, RENRGY Trading Group dhe Ener Trade kanё licencё nga ZRRE, si dhe licenca e kompanisё Noa Energy Trade pёr aktivitet tё furnizimit njihet nё Kosovё sipas parimit tё reciprocitetit qё nga Maji 2022, ndёrsa kompania tregtare Holding Slovenske Elektrane (HSE) nuk ёshtё e licencuar nё Kosovё dhe nuk ka licencё qё i njihet nё Kosovё.

ZRRE ka analizuar tё gjitha dosjet e palëve qё kanë nënshkruar kontratë kornizë me KEK, dhe vlerëson se procesi për parakualifikimin për aktivitetin e prokurimit-shitjes sё energjisё elektrike nuk është kryer sipas dispozitave ligjore në fuqi, me ç’rast KEK ka nënshkruar kontrata kornizë më tregtarë të cilët nuk kanë apo i njihet licenca nё Kosovë. Lidhur me kёtё, ZRRE ka reaguar disa herё pёrmes e-mail-it zyrtari dhe me shkresë zyrtare, ku ka kërkuar nga KEK qё tё veproj nё pajtim me obligimet ligjore tё cekura më lartё, dhe tё ndaloj aktivitetin e tregtimit tё energjisë elektrike me ndёrrmarje tё pa licencuara. Për mё tepёr, ZRRE me datё 19.08.2022, ka monitoruar procesin e tregtimit tё energjisë elektrike nё kohë reale, dhe ka vërejtur se pavarёsisht vёrejtjeve dhe kёrkesave tё ZRRE pёr ndalimin e tregtimit tё energjisë elektrike me ndёrrmarje tё palicencuara, KEK ende kryen aktivitetin e tregtimit tё energjisë elektrike nё mos pajtueshmëri me obligimet ligjore.

“KEK ka nënshkruar Kontrata Kornizё me ndёrmarrjet tё cilat nuk janё tё licencuara nё Kosovё, respektivisht nuk i njihet licenca e lёshuar nga vendet pёrkatёse, sipas parimit tё reciprocitetit. Bazuar nё kёtё tё gjetur, KEK nuk ka vepruar nё pajtueshmёri me neni 28, par.1 dhe par. 2 dhe neni 30, par.1 tё Ligjit pёr Rregullatorin e Energjisё, neni 32, par.3 tё Ligjit për Energjinë Elektrike, neni 2, par. 2.1.2, 2.1.3 dhe 2.1.6 tё Rregullave tё Tregut, neni 8, par. 1 tё Procedurёs pёr Tregtimin e Energjisё Elektrike”, thuhet në raport.

Po ashtu në raporti në fjalë konstatohen shkelje edhe në rastin kur KEK i shet energji elektrike KOSTT për mbulimin e humbjeve në Veri të vendit, nën kushtet e marrëveshjes pёr mbulimin e humbjeve tё sistemit. Kjo metodë është në kundërshtim me procedurat e përcaktuara për tregtimin e energjisë.

“Shitja e energjisë elektrike tek KOSTT per mbulimin e humbjeve nё Veri bie nё kundërshtim me procedurën e tregtimit të energjisë elektrike, pasi që nё procedurë përcaktohet që tregtimi i energjisë elektrike duhet tё i nënshtrohet tregut të lire dhe konkurrues”, thuhet në raportin e ZRrEZ-së për KEK .

Po ashtu ZRRE gjatë monitoprimit të punë së KEK , ka gjetur se KEK nuk e ka tё aprovuar procedurën e brendshme të bazuar në funksionin e tyre në treg. Bazuar nё kёtё, tregtimi i energjisё elektrike pa procedurë tё brendshme ёshtё nё kundёrshtim me nenin 2, par. 2 i Procedurës sё Tregtimit tё Energjisë Elektrike. 2.

“KEK ka pёrsёritur procesin e shtijes sё energjisё elektrike edhe nё raste kur ka pasur oferta Valide. Njё veprim i tillё nga KEK ёshtё nё kundёrshtim me nenin 13, par. 1 i Procedurёs sё Tregtimit tё Energjisё Elektrike. 3. KEK gjatё përzgjedhjes sё ofertave fituese nuk ka pёrdorur standard tё njёjtё tё pёrzgjedhjes nё tё gjitha rastet. Bazuar nё kёtё, pёrzgjedhja e ofertave fituese nuk ёshtё bёrё nё pajtim me nenin 11 par. 10 dhe nenin 12 par. 1 dhe 3 tё Procedurёs sё Tregtimit tё Energjisё Elektrike. 4. Me nёnshkrimin e kontratave individuale me ndёrmarrjet, degёt e tё cilave nuk janё tё licencuara nё Kosovё, KEK nuk ka vepruar nё pajtueshmёri me neni 28, par.1 dhe par. 2 dhe neni 30, par.1 tё Ligjit pёr Rregullatorin e Energjisё, neni 32, par.3 tё Ligjit për Energjinë Elektrike, neni 2, par. 2.1.2, 2.1.3 dhe 2.1.6 tё Rregullave tё Tregut, neni 8, par. 1 tё Procedurёs pёr Tregtimin e Energjisё Elektrike”, thuhet në raport.

Po ashtu është gjetur se KEK – gjenerimi ka nёnshkruar marrёveshje pёr shitje tё energjisё elektrike me KEK – Furnizuesin, duke mos ju nёnshtruar kushteve tё konkurrencёs dhe procedurave tё tenderimit. Bazuar nё kёtё, nёnshkrimi i kontratёs pёr shit-blerje tё energjisё elektrike nё kёtё mёnyrё, bie nё kundёrshtim me nenin 22, par.5 tё Ligjit pёr Energji Elektrike.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *