Die. Nën 24th, 2024

Avokati i Nagip Krasniqit flet për vendimin e Apelit: Aktvendimi është i panënshkruar nga gjyqtari!

Gjykata e Apelit ka marr vendim që të lë në paraburgim ish-kryeshefin e KEK-ut, Nagip Krasniqin.

Avokati i tij, Virtyt Ibrahimaga e ka pranuar sot këtë vendim të cilin edhe e ka kontestuar. Sipas tij, aktvendimi është i pa-nënshkruar nga gjyqtari i shenuar, kurse data e vendimit është me 05.05.2023.

“Sapo pranova aktvendimin e Gjykatës së Apelit në rastin e z. Nagip Krasniqi përmes postës elektronike.
Aktvendimi është I pa-nënshkruar nga gjyqtari i shenuar, kurse data e vendimit është me 05.05.2023.
Ankesa e mbrotjes është berë me datë 22.04.2023. Gjykata e Aplelit duhet të vendosë brenda 72 oresh, pasi te kete pranuar pergjigjjen e prokurise, e cila duhet të pergjigjet brenda 24 oreve. Pra Gjykata e Apelit është dashur që të nxjerrë vendimin me se voni deri me datën 27 Prill 2023. Sot eshte data 08 Maj 2023.
Gjykata ne Apelit, ashtu sikur edhe Gjykata Themelore i beson prokurorise ne fjalë të saj, sa i perket pretendimit për dyshimin e bazuar për vepër penale. Prokuroria nuk i ka dorëzuar gjykatës dhe mbrotjës asnjë provë të vetme lidhur me kete rast. Neni 184 i Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, lidhur me caktimin e paraburgimit kërkon eksiistimin e dyshimit te bazuar për kryerjen e veprës penale. Kurse Gjykata Themelore dhe ajo e Apelit bazueshmërine për paraburgim si duket e mbeshtesin në pretendimet e prokurorise, pa passer nevoje per t’i shqyrtuar provat.
Neni 9 i Kodit të Procedurës Penale përcakton së në procedure penale, palët janë të barabarta para gjykatës. Per gjykatat në këtë rast si duket kjo nuk vlen, sepse gjykatat i besojnë prokurorisë ne fjalë sa i përket pretendimeve të saj. Mirë se vini në shtetin ku garantohet ndarja e pushteteve dhe zhvillimi i procedurave të paanëshme dhe objektive!
Sa i përket masës së paraburgimit, Gjykata e Apelit konsideron se Nagip Kransiqi duhet të qendroj gjithësesi në paraburgim, sepse mund të ndikoj tek 5 dëshmitare. Cilët deshmitarë nuk janë intervistuar deri me tani, gjykates si duket nuk i intereson. Megjithatë fakt është se te gjithë deshmitarët të cilët prokuroria i ka emëruar në propozimin e saj janë intervistuar nga hetuesia, muaj më parë dhe pas intervistimin kanë vazhduar të punonjë ne të njejtën korporate ku Nagip Krasniqi ka qenë epror i tyre, pa asnje ndikim. Kurse masat e tjera si arresti shtepiak nuk po e parandalojkan ndikimin e deshmitarëve. Sipas kesaj logjike, secili i i dyshuar në të ardhmen, i cili sipas pretendimit të prokurorise, pa mbeshtetje ne ndonjë provë asnjë- dëshmi të dorezuar dyshohet për vepër penale duhet të dergohet në paraburgim deri sa prokuroria të perfundoj hetimet” shkruan avokati Ibrahimaga në reagim.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *