Die. Nën 24th, 2024

Kuçi kthehet pas një kohë të gjatë më një intervistë për Ditën e Evropës

Dita Evropës mbahet çdo vit më datën 9 maj, datë e cila përkon me Deklaratën e Schumanit, hera parë që u propozua për krijimin e Komunitetit Evropian të Qymyrit dhe Çelikut, paraardhësi i Bashkimit Evropian. Kosova edhe pse ende nuk është pjesë e Bashkimit Evropian, është njëra ndër shtetet që këtë 9 Majin e ka festë zyrtare.

Profesori së drejtës dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, në Universitetin e Prishtinës, Hajredin Kuçi, tha për RTK, se e di që në Kosovë bëhet debat se a duhet apo jo ta festojmë 9 Majin.

“Dita e Evropës është njëra ndër ditët që ta festojmë, qytetarët e Kosovës, duhet të identifikohet me vlerat evropiane, kjo ditë duhet të jetë ditë e aktiviteteve dhe njohurive për vlerat evropiane, ne nuk kemi zgjidhje tjetër si popull”, tha Kuçi.

Sipas tij, festa e Ditës së Evropës tregues për vlerat evropiane që ka Kosova. “Populli jonë është i orientuar nga Evropa”, deklaroi ai.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *