Die. Nën 24th, 2024

Në vjeshtë nisin punimet, investime milionëshe, restaurim i kullave, ndërtim i muzeut dhe amfiteatrit, në Kompleksin “Adem Jashari”

Në vjeshtën e këtij viti pritet të nis restaurimi dhe konservimi i kullave në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

Përveç restaurimit dhe konservimit të kullave, në këtë kompleks pritet të ndërtohen, një muze dhe amfiteatër.

Ndërtime dhe investime do të bëhen deri në 30 hektar, ndërsa Kompleksit në tërësi pritet t’i takojnë deri në 450 hektarë.

Krejt këto informacione i ka ndarë për IndeksOnline, Bislim Zogaj, drejtor i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale.

Nga Prekazi, Zogaj ka paralajmëruar se javën e ardhshme do të bëhet konkursi publik, ku do të ketë oferta edhe nga vendet tjera.

“Edhe konkursi merr kohë dhe për përzgjedhjen e kompanisë pastaj pas përzgjedhjes së kompanisë do të hapet konkursi tjetër për përzgjedhjen e kompanisë për realizimin e objektit dhe në vjeshtën e këtij viti do të fillojnë punimet për konservimin dhe restaurimin e objekteve”.

“Implementimi i projektit do të zgjasë pesë ose gjashtë vite, por restaurimi i kullave më në fund vitin e tjetër do t’i kemi kullat e konservuara. Projekti do të jetë rreth 3 milionë euro”, ka bërë të ditur Zogaj.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *