Die. Nën 24th, 2024

Lajçak pas takimit më krerët e Serbisë: Takimi i së hënës është një mundësi e mirë për të rënë dakord për hapa konkretë

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka qëndruar gjatë ditës së sotme në Beograd, ku ka takuar Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe shefin e zyrës për Kosovën, Petar Petkoviq.

Në një postim në Twitter pas këtyre takimeve, zyrtari i BE-së tha se në këto takime është biseduar për zbatimin e marrëveshjes Kosovë-Serbi, e cila u arrit më 18 mars në Ohër.

“Në Beograd, takova presidentin Aleksandar Vuçiq dhe kryetarin Petar Petkoviq për të diskutuar mënyrën e ecjes përpara në zbatimin e Marrëveshjes. Takimi i kryenegociatorëve të hënën e ardhshme është një mundësi e mirë për t’u pajtuar për hapat e ardhshëm konkretë”, deklaroi Lajçaku.

Bëjmë të ditur se i dërguari i BE-së për dialogun, gjatë ditës së djeshme qëndroi në Kosovë ku pati takime me krerët e shtetit, ndërsa zhvilloi një vizitë edhe në dy Mitrovicat.

Nga ajo e veriut, Lajçaku u largua “i shqetësuar” nga, siç tha, bisedat që i zhvilloi me njerëz të kësaj pjese të Kosovës.

In Belgrade, I met with @predsednikrs @avucic and Director @PetkovicPetar to discuss the way forward on the implementation of the Agreement. The meeting of Chief negotiators next Monday is a good opportunity to agree on concrete next steps. pic.twitter.com/huoqdnlHpR

— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) May 12, 2023

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *