Die. Nën 24th, 2024

Prishtina nuk licencohet nga UEFA për garat evropiane

Klubi i futbollit Prishtina, nuk është licencuar nga UEFA për edicionin 2023/24.

Lajmin e ka bërë të ditur Federata e Futbollit të Kosovës, ku thuhet se Komisioni i Shkallës së Parë për Licencimin e Klubeve për garat e UEFA-së, ka licencuar nëntë klube kurse 3 janë refuzuar, shkruan IndeksOnline.

Klubet e licencuara janë: FC Ballkani, FC Drita, SC Gjilani, KF Dukagjini, FC Llapi, FC Malisheva, FC Trepça ‘89, KFF Mitrovica, KFF EP Hajvalia, kurse klubet që nuk janë lincencuar janë: FC Prishtina, FC Ferizaj dhe KF Drenica.

Njoftimi i plotë:

Komisioni i Shkallës së Parë për Licencimin e Klubeve për garat e UEFA-së, ka marrë vendimet në lidhje me procesin licencues për edicionin 2023/24 të garave të UEFA-së. Në total në këtë proces kanë aplikuar 10 klube nga Superliga e meshkujve dhe 2 nga Superliga e femrave. Nga 12 klube, sa e kanë nisur procesin e licencimit, 9 prej tyre janë licencuar, kurse 3 janë refuzuar.

Klubet e licencuara janë:
FC Ballkani
FC Drita
SC Gjilani
KF Dukagjini
FC Llapi
FC Malisheva
FC Trepça ‘89
KFF Mitrovica
KFF EP Hajvalia

Klubet që nuk janë licencuar për të qenë pjesë e garave të UEFA-së, për edicionin 2023/24 janë:
FC Prishtina
FC Ferizaj
KF Drenica

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *