Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka paralajmëruar 100% kontrolla në teren për kulturat bujqësore dhe aplikuesit në Programin për Pagesa Direkte/Subvencione 2023.
Peci në Facebook ka shkruar se ka parë nga afër ecurinë e inspektimeve, bashkë me inspektoret e AZHB-së në komunën e Ferizajt.
Ministri i Bujqësisë, ka thënë se e kanë bërë më të lehtë aplikimin për subvencione duke I thjeshtësuar në tërësi procedurat.
Postimi i plotë i ministrit Peci:
100% kontrolla në teren për kulturat bujqësore dhe aplikuesit në Programin për Pagesa Direkte / Subvencione 2023!
Në vitin rekord të të mbjellave që nga paslufta, vendosim dhe një rekord tjetër; atë të kontrollës në teren deri 100%!
Sot, pashë nga afër ecurinë e inspektimeve, bashkë me inspektorët e AZHB-së në komunën e Ferizajt.
Kemi dëshmuar se përmes qeverisjes sonë, cak kemi vetëm bujkun që ia bën mundin tokës së tij.
Përmes punës sonë, vazhdojmë çdo ditë me synimin e vetëm; për zhvillimin e sektorit të bujqësisë.
E bëmë më të lehtë aplikimin për subvencione duke i thjeshtësuar në tërësi procedurat!
Vendosëm meritokracinë, parim ky i cili është udhëzues i përditshëm në rrugën për avancim të sektorit.
Rritëm përkrahjen për të gjitha kulturat bujqësore, blegtorale e pemëtare!
Objektivat që i vendosëm në fillim të mandatit; i tejkaluam në gjysmë të tij e kështu po hapim rrugë të reja drejt sigurimit të mirëqënies së fermerëve!
Afër prodhuesve vendorë!