Die. Nën 24th, 2024

I vazhdohet paraburgimi edhe për dy muaj kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqit

Gjykata Themelore në Prishtinë ia ka vazhduar edhe për dy muaj paraburgimin kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi.

Kështu ka konfirmuar zëdhënësja në Gjykatën Themelore në Prishtinë , Mirlinda Gashi.

Siç thotë Gashi, pala ka të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit.

“Gjykata të premten e ka vazhduar masën e paraburgimit për dy muaj. Pala ka të drejtën e ankesës në Gjykatën e Apelit”, theksoi ajo.

Krasniqi është arrestuar për shkak të dyshimit se ka kryer veprat: “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” , “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Konflikti i interesit”

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *