LDK ka festuar 33 vjetorin e themelimit të degës së saj në Zvicër.
Kryetari Lumir Abdixhiku mes bashkatdhetarëve tanë dha edhe një mesazh, raporton Indeksonline.
“Le të bëhemi bashkë; le t’i shtrijmë dorën njëri-tjetrit; të gjitha regjionet, të gjithë brezat, të gjitha anët, le të rreshtohemi prapa një ideje e një ëndrre që sot kërkon angazhimin tonë monumental. Le të ndërtojmë shtëpinë tonë demokratike, lidhjen tonë politike, Lidhjen tonë Demokratike. Le t’i japim vetes një organizim politik si asnjëherë më parë, e Kosovës, gjeneratave të tashme e të ardhme, shtetin që e kemi ëndërruar gjithherë”, ishte mesazhi i kryetarit Abdixhiku.
LIDHJA JONË E MADHE NË MËRGATË
Kremtja jonë në Cyrih, në 33 vjetorin e themelimit të degës së Zvicrës, ishte një tubim madhështor, që përveç kujtimeve për të shkuarën rikonfirmonte rikthimin e LDK-së drejt së ardhmes.
Mes bashkatdhetarëve tanë dhashë një mesazh. Ky mesazh le të jetë një thirrje për çdo rugovist, çdo të djathtë, çdo patriot në Kosovë e në mërgatë. Le të bëhemi bashkë; le t’i shtrijmë dorën njëri-tjetrit; të gjitha regjionet, të gjithë brezat, të gjitha anët, le të rreshtohemi prapa një ideje e një ëndrre që sot kërkon angazhimin tonë monumental. Le të ndërtojmë shtëpinë tonë demokratike, lidhjen tonë politike, Lidhjen tonë Demokratike. Le t’i japim vetes një organizim politik si asnjëherë më parë, e Kosovës, gjeneratave të tashme e të ardhme, shtetin që e kemi ëndërruar gjithherë.
Bashkatdhetarë, ju faleminderit për pritjen e ngrohtë, si gjithmonë.