Die. Nën 24th, 2024

Abazi i ashpër me pushtetin: Ky nuk është ndryshimi, shteti i sadakës i gjason Halil Kastratit

Ish deputeti i Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Haki Abazi ka adresuar një serë kritikash për mazhorancen.

Në një postim në Facebook, Abazi ka thënë se pushteti aktual nuk është në gjendje me i rregullu as mikrofonat e 30 deputetëve.

Deputeti Abazi ka përmendur edhe mos mbajtjen e seancave për tri javë radhazi në Kuvendin e Kosovës.

Ky, sipas tij, nuk është ndryshimi, ky ai thotë se është vazhdimi përbrenda çadrës së Gadafit.

Postimi i plotë i Abazit:

Revolucioni pa asnjë ngjyrë

Para më pak se gjashtë muajsh refuzoi të jepte 10 muaj kohë, që kërkonin Amerikanët për punën e targave. Sot targat as që përmenden!

Para gjashtë muajsh thonin nuk ka asociacion as me kompetenca ekzekutive dhe as pa kompetenca ekzekutive, e Kryetari i Parlamentit tha që do të dilte në rrugë kundër asociacionit me mbrojtë Kosovën. Mikrofonat e 30 deputetëve nuk janë në gjendje me i rregullu, më falni janë të zënë me shkarkimin e Drilonit – dje i mirë e sot i keq – kush është përgjegjës për gabimin në vlerësim?! Pse duhet besuar që vlerësimi i radhës është më i saktë?!

Sot, prap e kanë gabim sepse as Kuvendin nuk janë në gjendje me mbledhë për tre javë radhazi, merren me kozmetika e fotografi, manipulim e taktizim. Vetëm përmbajtje nuk ka!

Ky nuk është ndryshimi, ky është vazhdimi përbrenda çadrës së Gadafit.

Për më shumë se gjashtë muaj lexoj ministrin e financave duke u ankuar në secilën paraqitje se opozita e deputetët qenkan fajtorë për moskalimin e ligjeve dhe marrëveshjeve. Kjo është arrogancë me mosnjohje bazike të demokracisë dhe jetës parlamentare, nuk mundet servilizimi me u eksportu- është origjinal. Ministër i këshillit ekzekutiv të shëndetsisë të udhëhequr nga Kryeministri, 30 deputetë nuk kanë se si ta kërkojnë fjalën, nuk ka njeri në administratë që nuk është i frustruar nga ngathtësia dhe dembelizmi menaxhues dhe mungesa totale e planit dhe vizionit. Shteti i sadakës i gjason Halil Kastatit. Po duket më i lehtë është nënshtrimi në dy gjujt i kryeministrit me përgjërimet për minoritetet dhe akomodimi i këshilltarëve të Bekim Arifit, kot, kot, paga e benificione kot- kryeje punën tënde leri leksionet me urdhër! Jeta parlamentare por edhe qeverisja është debat, është diskutim, është permbajtje nuk është servilizëm e diktat!

Vetë-promovimi, deliri i pushtetit, dosjet, thashëthemet, diferencimi bazuar në ideologji, shantazh në

emër të fuqisë politike, model ekonomik i menaxhimit me sadaka e varfëri – udhëtime në grup, keqpërdorim të aseteve publike, politikë kozmetike, dështim total në sistemin e drejtësisë – shtrohet pyetja me se merren? Konferenca në Sëiss Diamond- cili na ishte ndryshimi këtu?!

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *