Die. Nën 24th, 2024

Heappey siguron mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për anëtarësimin e Kosovës në NATO e BE

Ministri i Mbretërisë së Bashkuar për Forcat e Armatosura, James Heappey, tha se shtetit i tij do ta përkrahë Kosovën për anëtarësim në NATO e BE.

Ai pas takimeve me krerët e shtetit shtoi se marrëdhëniet ndërmjet të dy shteteve janë të shkëlqyera. Sipas tij, ushtarët britanik do të jenë në Kosovë edhe për tri vjet, krejt kjo për të ruajtur sigurinë e sovranitetin e Kosovës.

Ministri e pranoi se ka shumë sfida, por që duhet të vazhdohet që të punohet bashkë me të gjithë përgjegjësit në këtë drejtim.

“Jam shumë i kënaqur që jam këtu në Kosovë sot. Sapo kam pasur takime të shkëlqyeshme me presidenten dhe kryeministrin. Marrëdhëniet tona janë të qëndrueshme. Ne kemi qenë këtu që nga viti 1999 dhe iu kemi mbështetur juve në çdo hap të rrugës që nga atëherë. Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë prezencën në KFOR për edhe tri vjet, kjo si shenjë mbështetje për sigurinë, sovranitetin tuaj dhe lirinë”.

“Ka sfida, sigurisht që ka por jemi shumë të qartë në pozicionin që lidhet me sfidat e sigurisë këtu. Do të vazhdojmë të punojmë me ju për t’i zgjidhur problemet e sigurisë që ekzistojnë dhe të sigurohemi që do të jeni të lirë dhe të sigurt në kufijtë tuaj”.

“Ne kemi biseduar në përgjithësi për problemet e sigurisë në vend, për rolin që Mbretëria e Bashkuar mund të luaj dhe duhet të luaj në zgjidhjen e tyre dhe sigurisht që ambicien e kamotshme të Kosovës që jetë pjesë e BE-së dhe NATO dhe sigurisht që të dyja këto organizata kërkojnë konsistencë. Mbretëria e Bashkuar është e përkushtuar që të shohë Kosovën në atë drejtim për aq sa e lejojnë rrethanat”. Heappey është takuar gjatë ditës me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *