Die. Nën 24th, 2024

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut: Mburrem që kemi filluar demokratizimin e komunës

Kryetari i sapozgjedhur i komunes së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiç ka thënë në një lidhje nga komuna se nesër nuk presin probleme.

Ai është shprehur se mburret që pas shumë vitesh ka filluar demokratizimi i Institucionit të Komunës.

“Nesër nuk presim probleme, përveç probleme administrative. Siç e dini pas shumë e shumë vitesh, unë si kryetar komune i ri i Mitrovicës, mund të mburrem veç kemi filluar demokratizimin e institucionit të komunës.

Mesa unë kam lexuar nga mediat, reagimi ishte që të mos vazhdonim më tutje, pasi Institucionet e Sigurisë e kanë bërë detyrën për të siguruar hyrjen e kryetarëve të komunave në godinat e tyre. Nuk po më duket shumë problematike”, u shpreh Atiç, për Abcnews.al

Më tej, ai ka theksuar se për hyrjen e tij në komunë nuk ka pasur asnjë lloj problem që prej vitit të kaluar. Atiç ka treguar se i vetmi rast ka qene një mini-protestë e grave dhe vajzave serbe.

“Për hyrjen time këtu nuk ka pasur ndonjë problem, pasi prej nëntorit të vitit të kaluar, kemi ardhur 15 delegatë të rinj nga Komuna e Veriut të Mitrovicës dhe as atëherë nuk e kemi pasur asnjë problem. Përjashto këtu ditën e emërimin, një miniprotestë nëse mund të quhet ashtu e vajzave dhe grave të nacionalitetit serb, të cilat e patën një kërkesë, protestuan përpara oborrit të komunës së Mitrovicës dhe e shfrytëzuam rastin me i taku. Një përfaqësuese prej tyre erdhi këtu dhe e dëgjuam. Si qeverisje e re menduam t’i zgjidhim këto probleme”, tha ai.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *