Sht. Nën 9th, 2024

Kurti: ShBA partner i padiskutueshëm, por nuk lejojmë që Republika të bie në duart e milicisë fashiste

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, sot në një intervistë për mediumin publik britanik, Radio BBC, ka folur për zhvillimet në Kosovë dhe dhunën në veri që vendit që u përdor nga protestuesit e që sipas tij janë të dirigjuara nga Beogradi.

Shefi i ekzekutivit, tha se dhuna duhet të ndalet dhe se kriminelët duhet të largohen, ose të dërgohen në burg.

Ai ka folur për kryetarët e komunave në veriu, të cilët duhet të jenë në zyrë dhe se asetet e komunave janë pronë të Republikës së Kosovës.

Ai tha se në veri të vendit janë struktura paralele të dirigjuara nga Serbia. Kurti tha Vuçiqi është autokrat. Kurti, tha se kryetarët në komunat në veri të Kosovës, kanë legjitimitet, por është i gatshëm që të diskutojë mbajtjen e zgjedhjeve të reja komunale në veri, por së pari duhet të ketë sundim të rendit të ligjit në veri. I pari i qeverisë tha se Kosova është vendi më demokratik në rajon. Ai ka përmendur se në qeverinë e Kosovës është një ministër serb nga Kosova, Nenad Rashiq.

Kurti ka folur edhe për pozicionin e Serbisë që është aleat i Rusisë.

I pari i ekzutivut u pyet nëse shqetësohet nga qëndrimet e ndërkombëtarëve, të cilët e ndihmuan Kosovën në luftë dhe në pavarësi.

“Ne konsiderojmë Amerikën dhe BE-në, botën perëndimore si partner të padiskutueshëm. Por ne nuk mund të lejojmë që republika demokratike të bie në duart e milicisë fashiste, që kryesohen nga ministri i propagandës së Millosheviqit. Ata nuk janë distancuar nga Millosheviqi, nuk janë distancuar nga Putini, Serbia është e vetmja që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë. Disa mund të komplikojnë, por situata është e thjeshtë”, deklaroi Albin Kurti.

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *